Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Piroplazmoza tek kafshet. - Bujqesia.eu

Piroplazmoza tek kafshet.

0

oiroplamoza

Piroplazmoza është sëmundje parazitare që shkaktohet nga piroplazmat, të cilat parazitojnë në eritrocitet e gjakut të kafshëve. Sëmundja shfaqet më tepër në periudhën nga qershori deri në tetor.
Është e përhapur në të gjitha zonat e ngrohta bregdetare dhe fushore. Nga piroplazmoza preken më tepër: gjedhët, dhentë e dhitë, kuajt, derrat, qentë, etj.
Shenjat klinike
Sëmundja ka këto shenja: në fillim temperatura ngrihet deri në 40-42 ⁰C, e cila qëndron e tillë gjatë gjithë periudhës së sëmundjes, kafshët janë të lodhura, rrinë shtrirë, mbeten prapa tufës. Të rrahurat e zemrës shpeshtohen deri në nivelin e 100-120 të rrahura në minutë, shtohet numri i frymëmarrjeve 60-80 herë në minutë. Vërehet anemi dhe më pas ikter.
Shenja karakteristike është urina e kuqe dhe e errët (hemoglobinuria) që vërehet në ditën e dytë dhe të tretë të sëmundjes, për këtë arsye, në gjuhën popullore sëmundja njihet edhe me emrin shurrë-kuqja. Ka çrregullime të aparatit tretës, si ngadalësimi i ri përtypjes, atonitë parastomaqeve dhe dobësim të peristaltikës së zorrëve.
Diagnoza
Vendoset në bazë të shenjave klinike, të dhënave epizootologjike, anamnezës dhe analizave mikroskopike të gjakut për të gjetur piroplazmat.
Mjekimi
Kafshët e prekura me piroplazmozë mjekohen me medikamente kardiotonikë e purgativë, që rregullojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe preparate specifike, si imozol, etj.