Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Plasja (Anthrax). - Bujqesia.eu

Plasja (Anthrax).

0

plasja

Plasja është sëmundje infektive që zhvillohet zakonisht në formë të rrufeshme, akute dhe me temperaturë të lartë. Ajo prek më tepër gjedhin, dhentë, dhitë, njëthundrakët dhe njeriun.

Shkaktari i sëmundjes është bacili i plasjes, i cili formon spore dhe është rezistent në ambientin e jashtëm, duke qëndruar me dhjetëra vjet në tokë.

Burimet e sëmundjes janë:

Kafshët e sëmura dhe sidomos kafshët e ngordhura, të cilat kanë sasi të madhe bacilesh në gjak, në inde dhe në organe. Bacilet kur bien në kontakt me mjedisin e jashtëm, në praninë e oksigjenit dhe në temperaturë 12-42⁰C, shndërrohen në spore. Kufomat në rast se nuk groposen krijojnë vatra të rrezikshme infeksioni;

Shpendët dhe mish ngrënësit, të cilët për hapin mikrobin e plasjes në largësi;

Ushqimet e marra nga toka (kullotat), të cilët ndoten me jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Prekja e kafshëve nga plasja ndryshon sipas stinës.

Sëmundja shfaqet në pranverë dhe arrin kulmin e saj gjatë muajve korrik–gusht. Infektimi natyror i kafshëve nga plasja bëhet nga goja me ushqime dhe ujë që përmbajnë mikrobe ose me anë të lëkurës, kur ajo është e infektuar.

Shenjat klinike të kafshës me plasje janë:

Sëmundja fillon me ngritje temperature 41-42⁰C, me të dridhura muskulore, mungesë oreksi, shpeshtim të frymëmarrjes, shtim të punës së zemrës, eksitime, mukoza të mavijosura, kolika sidomos te kuajt, etj.

Jashtëqitjet shpesh përmbajnë gjak.

Kur kafsha ngordh fryhet shumë, dhe nga vrimat natyrore si hunda, goja, veshët, anusi, del një lëng si shkumë i përzier me gjak, që nuk mpikset.
Në autopsi vërejmë zmadhim të shpretkës (4-5herë), anët e saj të rrumbullakosura, pulpa e prishur, me ngjyrë të errët, e lëngshme dhe kur pritet kullon një lëng si llum kafeje.

Diagnoza

Vendoset në bazë të shenjave klinike, autopsisë dhe analizave laboratorike. Në laborator dërgohet një copë veshi i prerë nga kafsha, strisho gjaku, etj. Duhet patur kujdes që kafsha e ngordhur nga plasja asnjëherë të mos hapet, se mikrobi i plasjes që gjendet në gjak kthehet në spore.

Mjekimi dhe masat profilaktike

Si mjekim specifik përdoret serumi specifik anti bakterial i plasjes, i cili jep rezultate të mira kur përdoret në fillim të sëmundjes. Si mjekim simptomatik përdoren penicilina, kardiotonikët, purgativët, vitaminat,etj. Në ekonomitë ku ka vatra të sëmundjes ose që kërcënohen nga infeksioni, çdo vit bëhet vaksinimi mbrojtës kundër plasjes, zakonisht në periudhën e pranverës.