Plehërimi ekologjik

0

pleherimi

Nëse për ndonjë arsye plehërimi bazë nuk është bërë në vjeshtë, tani është koha për këtë.

Me kultivim ekologjik ose organik ruhet: pjelloria e tokës, cilësia e ujit (zvogëlohen nitratet në tokë),

energjia shfrytëzohet racionalisht dhe përveç këtyre kultivimi ekologjik ruan llojllojshmërinë biologjike dhe gjenetike dhe prodhon kultura cilësore dhe të shëndosha, pa mbetje të pesticideve dhe të materieve të dëmshme.

Duke përdorur plehra organike me përmbajtje të lartë të materieve organike dhe materieve ushqyese, mbulohen nevojat e kulturave dhe njëkohësisht kënaqë interesin e bujqve për mbrojtjen e ambientit.

Pro –eco d.o.o. është një pleh organik në treg që fitohet me teknologji të posaçme të hidrolizës enzimatike, e cila burimet organike të azotit i shndërron në plehra me zbërthim të ngadalshëm.

Plehrat organike të paletuara ofrojnë shumë përparësi:

o për shkak të formulimit (granula prej 3 – 5 mm) lehtë barten o ushqimi ka qasje të shpejtë tek bima

o Shpërndarje e njëtrajtshme dhe shfrytëzimi i plotë i ushqimit

o nuk fusin nitrate në tokë dhe nuk degradojnë humusin

o përmirësojnë cilësitë mikrobiologjike të tokës.

Ushqimi është i gatshëm për rrënjën 7 – 10 dit pas plehërimit, kurse karakteristikë kryesore e tyre është lirimi i njëtrajtshëm i ushqimit sipas kërkesës së bimës. Kështu, nuk ndodhë humbja e elementeve ushqyese me shpëlarjen e dheut, por bima i përvetëson plotësisht. Plehrat janë të paketuara në thasë prej 25 kg, kurse forma e granulave i bën të përshtatshme për transport dhe për shpërndarje me anën e shpërndarësit të plehut.

Jemi para mbjelljes së drithërave pranverore dhe për plehërimin e tyre preferojmë plehun Proeco 5:10:10, Biolisa 7:7:7, Garmnosan EVO 6:16:0 dhe Fertil Supernova 12, 5N. Përdorimi i plehut Proeco 5:10:10, Garmnosan EVO 6:16:0 bëhet para mbjelljes, kurse Biolisa 7:7:7 gjatë mbjelljes dhe më vonë ushqimi me Fertil supernova 12,5N dhe kjo është një prej kombinimeve të ndryshme të plehut e cila gjithherë ofron qasjen e kontrolluar dhe optimale të azotit dhe të materive të tjera ushqyese, kurse kjo regullohet me aktivitetet e bakterieve në tokë. Kështu, për shembull, tek tokat shumë të tharta që u mungon fosfori, duhet të përdoret plehu Garnosan EVO 6:16:0.

Plehërimi i vreshtës me detonator Tek drithërat gjatë dimrit (gruri, elbi, thekra, tërshëra) ushqimin e parë duhet bërë me pleh azoti Fertil Supernova 12,5N, kurse ushqimi i dytë bëhet me Ilsamin N90 ose me Aminovital. Nëse në mbjelljen vjeshtore të drithërave përveç plehërimit bazë keni shtuar edhe plehun Fertogranico 11N me kohë të gjatë të lirimit të ushqimit (180 ditë), atëherë ushqimi pranveror me Fertil Supernova nuk është i nevojshëm.

Misri dhe luledielli në kultivimin ekologjik me plehun bazë plehërohen para mbjelljes ose gjatë mbjelljes, me shpërndarës mellojin Biolisa 7:7:7 ose Proeco 5:10:10. Ushqimi i parë (gjatë majit) me kultivimin e parë duhet shpërndarë plehun Fertil Supernova 12,5N, kurse ushqimi i dytë gjatë kultivimit të dytë.

Tërfojën dhe jonxhën , përzirje të barërave dhe kullosat duhet ushqyer në pranverë me pleh nga azoti Fertil Supernova 12,5N. Plehrimi bëhet i njëtrajtshëm në tërë sipërfaqen pra se të fillojë vegjetacioni dhe më së mirë është që kjo të bëhet para se të bjerë shi. Kulturat kopshtare kanë kërkesa shumë më të mëdha, gati 10 herë më të mëdha për elemente ushqyese.

Në përgatitjen bazë të tokës para mbjelljes së perimeve preferohet të përdoren plehra të kombinuara Proeko 5:10:10 ose Biolisa 7:7:7, nëse toka është e varfër me ushqime, atëherë duhet kombinuar plehrat Enekapa 7:0:21 dhe Garnosano Evo 6:16:0.përveç plehrave të përbëra në start duhet shtuar edhe plehun azotik Fertorgabiko 11N dhe nuk ka nevojë për ushqim shtesë me azot. Shumica e perimeve (perimet rrënjore, qepët, lakrat) kanë nevojë të madhe për mikro elemete , prandaj preferohet të shtohet plehu Progres Micro 6:5:13 me mikro elemente.