Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Plehërimi i misrit para se të mbillet - Bujqesia.eu

Plehërimi i misrit para se të mbillet

0

Plehërimi para mbjelljes është i rëndësishëm për arsye se me këtë plehërim sigurohen ushqime  bimore që misrit i nevojiten në kohën e mugullimit dhe mbirjes. Vetë fjala tregon se kur bëhet ky plehërim, para mbjelljes ose gjatë mbjelljes. Shpërndarja e plehut para mbjelljes mund të bëhet në disa mënyra: me kultivator, me makinë mbjellëse ose me deponatorin e plehut.

Me aplikimin e plehut në këtë fazë shtohen ushqimet në shtresën mbjellëse deri në thellësi prej dhjetë centimetra. Me rastin e mugullimit dhe mbirjes së misri, rrënja e re që do të zhvillohet, do të ketë mjaft ushqim për rritjen fillestare të bimëve. Zgjedhja e llojit të plehut që do të shfrytëzohet para mbjelljes varet  nga llojet e plehrave që janë aplikuar në plehërimin fillestar të misrit.

Në plehërimin themelor të misrit përdoren formulimet NPK, që kanë përbërje të theksuar të fosforit dhe kaliumit dhe përbërje e ulët e azotit ose nuk kanë fare azot, siç janë NPK 5-15-30, NPK 7-20-30 ose PK 20-30. Zgjedhja e formulimit gjithsesi varet edhe nga analiza e tokës.

Para mbjelljes ose gjatë mbjelljes aplikohen plehra që kanë  përbërje të barabartë të azotit, fosforit dhe kaliumit, siç është NPK 15-15-15. Nëse në plehërimin themelor është aplikuar sasia e përgjithshme e fosforit dhe kaliumit të nevojshëm për ushqimin e misrit, atëherë në plehërimin startues ose të para mbjelljes, mund të aplikohet vetëm një nga plehrat azotike për këtë destinim dhe për këtë mund të përdoren plehrat azotike si Urea N 46 dhe UAN N 30 plehra azotike në gjendje të lëngët.

Në viset me të reshura më të shpeshta, nevojiten dy plehërime

Proceset e ngadalshme t tretjes së azotit nga Urea në tokë, mundëson furnizimin e bimëve edhe në periudha të thata dhe në fillim të vegjetacionit, edhe pse azoti është futur në tokë para mbjelljes. Të ushqyerit e misrit me azot gjatë vegjetacionit gjithashtu varet nga viset, kështu që posaçërisht në viset me sasi të mëdha të të reshurave do të nevojat të bëhen dy plehërime.

Tretja UAN në 100 l përmban 40 kg azot në formë nitrati amin dhe amoniak. Me këtë mund të bëhet plehërim i suksesshëm para mbjelljes së misrit, posaçërisht për arsye se para aplikimit në tokë të pastër, nuk ka nevojë të zbutet- hollohet. Përparësi e tij e madhe është se mund të përzihet me herbicide dhe më këtë përfitojmë duke reduktuar lëvizjet në arë. UAN, nw kombinim me  herbicide shfrytëzohet para mbjelljes ose menjëherë (2-3 ditë) pas mbjelljes dhe gjithsesi para se të mbijë.

Rezistencë më e mirë e misrit në thatësi me ndihmën e Uree

Plehërimin para mbjelljes ose plehërimin startues  duhet bërë  me  200-250 kg/ha NPK 15-15-15 që me kultivator ose me deponator futet në tokë. Nëse në plehërimin themelor të misrit është shpërndarë sasia e nevojshme e fosforit dhe kaliumit, në plehërimin para mbjelljes shpërndahet sasia e plehut  UREE 250 -300 kg/ha ose UAN 230-250 l/ha.

Duke aplikuar UREE para mbjelljes, mund të sigurohet rezistencë më e mirë e misrit ndaj thatësisë, që është argumentuar në vitet e thata. Në rastet e thatësisë kur misri ushqehet  me KAN plehu nuk mund të tretet dhe as azoti nuk aktivizohet, sepse nuk ka mjaft lagështi, kurse aplikimi i Urea Pra mbjelljes është burim i azotit të nevojshëm  në vegjetacion.