Plepi dhe cilësitë e tij

0

Poplars_of_Khorog_City_Park

Plepi (Betulaalba L.)  është i njohur që nga lashtësia si dru i mrekullueshëm je vetëm për shërim, por edhe për ushqim. Mjeku italian Mattiola qysh në shekullin  e 16-të me këtë bimë ka mjekuar me sukses gurët në veshkë dhe në fëshikëz.  Në Kamçatki, në Rusi njerëzit plepin  e shfrytëzojnë për ushqim dhe lëkurën e plepit të grirë e hanë me kavijar

Plepi është dru gjeth rënës  që rritet deri në 30 metra lartësi. Plepi ka lëkurë të lëmuar me ngjyrë të bardhë dhe degë të drejta dhe të holla. Gjethet i ka në formë të trekëndëshit me skaje të mprehta. Lulet i ka një dhomësh, ngjyrë të verdhë dhe zhvillohen së bashku me gjethet në stinën e pranverës. Sythat janë të ngjitshëm dhe si edhe gjethet e reja.

Në vjeshtë  formohen rezhdat mashkullore të gjata deri në dhjetë centimetra, zakonisht në fund të degës, kurse në pranverë rezhdat femërore, që janë më të shkurtëra 2 cm dhe qëndrojnë vertikalisht. Koha e lulëzimit është nga prilli deri në maj. Plepi rritet  në lartësi mbidetare deri në 1.900 m, më së shpeshti në hapësira të hapura sikur që janë rrafshlartat, kodrat dhe në male. Mund të rritet si i dru i vetëm, por edhe në bashkësi me plepa të tjerë.

Lisi rritet si bimë dekorative edhe në parqe. Është i rezistueshëm në temperatura të ulëta dhe është dru më përhapur në viset veriore. Tek neve, plepi rritet në masivin e Maleve të Sharrit, në Korab, në Bjeshkët e Nemuna si dhe në Kopaonik – Albanik.

Vjelja dhe përpunimi i plepit

Sythat mblidhen kah fundi i dimrit dhe në pranverën e hershme, derisa nuk kanë filluar ende të hapen, teren në sanë, në vend të ajrosur dhe të thatë. Gjethet grumbullohen që nga maji deri në korrik, teren në sanë, në vend të ngrohtë dhe të thatë. Lëkura hiqet në fillim të pranverës ose kah fundi i vjeshtës dhe teret gjithashtu në vend të ngrohtë dhe të ajrosur. Lëkura e tharë mund të grihet apo të bluhet si miell.

Lëngu nga plepi merret në pranverë, në kohën kur plepi ka më së shumti lëng. Pritet lëkura e plepave më të mëdhenj dhe lëngu mblidhet  në enët e vëna në fund të prerjes. Nga një trung mund të mblidhet një deri në 5 litra lëng, varësisht nga kushtet e motit dhe të temperaturës. Pas mbledhjes së lëngut nga plepi, e prera në lëkurën e plepit lyhet me rrëshirë që plaga të shërohet sa më shpejt. Rrëshira mblidhet herët në pranverë, kurse katrani fitohet me destilimin e thatë të drurit. Nga druri i plepit fitohet edhe vaji i rrëshirës së plepit.

Gjethet e plepit përmbajnë materie mjekuese  siç janë flavoidët, vajrat eterike, materie të hidhura, saponini, vitamina C. Lëngu i plepit përmban sheqer invert, thartirë organike, krip, albumine, hormone bimore të rritjes. Në lëkurën e plepit ka shumë betulin , tanin, materie të hidhura, vja eterik, rrëshirë, fitosterinë.

Gjethi i plepit  përmirëson shumë tajitjën e urinës pesë deri gjashtë herë më shumë se mesatarja. Kjo është shumë me rëndësi sidomos kur ndodhë grumbullimi i ujitë në hapësirën e barkut që paraqitet te cirroza e mëlqisë, sëmurjet e lukthit, pastaj  te të ënjturit e dukshëm të këmbës dhe dhembjet në kyqe, ujit në mushkëri, katarakti kronik i fshikzës, pastaj guri dhe rëra në veshkë, ethet, tek parazitët në zorrë.

Gjethet e reja të plepit  vëhen  në vende ku ka dhembje tek reuma, të enjturat dhe dhembjet në kyçe. Uji nga gjethet e plepit  shërojnë lëkurën (zbokthin, ekcemin).

Lëngu i frskët i plepit shfrytëzohet në shërimin e : gjakut, melqisë, për forcimin e gjithë organizmit, kanaleve urinare dhe papastërtive të ndryshme të lëkurës. Çaji i bërë nga lëkura e plepit shërben për larjen dhe shpëlarjen e  papastërtive të lëkurës, zbokthit dhe për sëmurje të brendshme të mushkërive, ftohjes etj.

Çaji nga gjethet – një lugë çaji e gjetheve të terura dhe të copëtuara në një gotë 2 dl. Ujë të valuar. Çji mbulohet dhe lehet gjysmë ore që çaji të kullohet. Në ditë pihen dy deri 4 gota çaji të këtillë.

Çaji nga lëkura – 30 g. Lëkurë- kore qëndron 12 orë në përzierje të  2,5 dl verë dhe  2,5 dl ujë. Pas kësaj, çaji valohet 15 minuta dhe kullohet. Pihet prej 2 deri 3  gota çaj në ditë dhe çdo orë pihet një lugë gjelle çaj.

Lëngu i freskët i plepit pihet  nga një gotë në ditë ,madje në mëngjes esëll. Mund të përzihen  pesë gjatë lugë lëng i freskët plepi me  qumësht dhie dhe me mjaltë me qëllim të pastrimit të organizmit në pranverë, të veshkave nga gurët. Por lëngu i freskët mund të përdoret edhe për fërkimin e qimeve të flokëve nëse kemi rënie të flokëve si dhe për forcimin  e rrënjës së flokëve , pastaj edhe për mënjanimin e zbokthit. Në kozmetikë përdoret për  pastrimin e fytyrës si dhe kundër leqeve nga dielli.

Tinktura  – 20 gr gjethe ose syth tretet pesë ditë në 1 dl. Ujë me 60% alkool. Kjo tinturë e përgatitur kështu merret nga një lugë gjelle dhe i shtohet çajit, pihet dy tre herë brenda ditës për sëmurje të caktuara.

Katrani i plepit – shfrytëzohet për përgatitjen e  yndyrës , me të cilën shërohet kruarja e lëkurës dhe papastërti të ndryshme të lëkurës. Çaji nga gjethet e plepit nuk shkakton kurrfarë pasojash për organizëm. Nuk preferohet pirja e  lëngut të pazbutur, kurse materja e përgatitur nga katrani i plepit mund të ngacmojë lëkurën.