Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Podujeva bëhet me ndriçim solar - Bujqesia.eu

Podujeva bëhet me ndriçim solar

0

podujeva-me-ndriqim

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) e Komunës së Podujevës me një projekt të përbashkët me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke realizuar projektin e ndriçimit publik solar në qytet.
Në kuadër të projekteve zhvillimore në komunën e Podujevës po vazhdon faza e dytë e punimeve për vendosjen e pllakave të ndriçimit solar, në shtyllat të cilat janë vendosur në fazën e parë të këtij projekti.

Sipas një njoftimi të Komunës së Podujevës, realizim i këtij projekti, i cili ka koston prej 110 mijë euro, përfshinë vendosjen e 58 shtyllave me ndriçim solar përgjatë rrugëve “Zahir Pajaziti” – në tërësi dhe në rrugët “Skënderbeu” dhe “28 Nëntori” – pjesërisht.

Rasim Fejza që është shefi në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Podujevë njëherësh edhe koordinator i këtij projekti, e vlerësoi shumë të rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët e saj këtë projekt.

“ Ky projekt do të ketë ndikim direkt në zvogëlimin e shpenzimeve të Komunës për ndriçim publik. Faza e parë përfshinë vendosjen e ndriçimin në këto rrugë për të vazhduar edhe në rrugë të tjera në qytet“, tha Fejza.

Ndërsa, duke iu referuar ndriçimit publik në pjesë të tjera ku nuk parashihet vendosja e ndriçimit solar, Fejza tha se me qëllim të zvogëlimit të mëtejmë të shpenzimeve, poçet aktuale do të zëvendësohen me efiçiente (LED).

Deri më tani është realizuar rreth 70 për qind e projektit, kurse punët po i kryen Kompania “Call – Home – Electronics shpk”.