Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Praktikat bujqësore, shtojnë prodhimtarinë në bletari. - Bujqesia.eu

Praktikat bujqësore, shtojnë prodhimtarinë në bletari.

0

praktikat

Njohuritë e marra për veprimtaritë në sektorin e bletarisë, po ndikojnë që fermerët në vend të shtojnë prodhimtarinë në këtë sektor, i cili sipas tyre është treguar dhe po tregohet mjaft i leverdishëm. E me përvojën e bërë ndër vite në këtë sektor, bletarët kanë arritur që produktet e tyre nga mjalti t’i bëjnë ndër prodhimet më kualitative në vend, e për të cilat nuk ka munguar asnjëherë tregu vendor.
Xhavit Hyseni, nga komuna e Novobërdës, tregon se punën në këtë sektor, e ka filluar para më shumë se tetë vitesh, ku në atë kohë ai kishte filluar vetëm me tri koshere, e që me rritjen e njohurive rreth bletëve dhe duke e parë levendin nga to ka shkuar duke rritur numrin e tyre.
Ky bletar, tashmë synon edhe trajnimin e bletarëve fillestarë. “Me bletari merrem prej vitit 2006, kam filluar me tre koshere dhe dy vite me kanë shkuar kot duke e shikuar bletën se nuk kam pas njohuri fare, por me lexim dhe interesim praktik kam arritur të njoftohem me disa bletar dhe disa herë kam kontaktuar me autor të librit dhe ia kam arrit deri diku e në kohen e fundit kam organizuar edhe trajnime për fillestar”, thotë ai.
Bletari Hyseni tregon se të gjitha këto i ka arritur me investime familjare. “Për momentin kam 174 koshere dhe i kam të vendosura në tri parqe, dhe deri në këtë vit kam shkuar në rritjen e numrit. Pasi nuk kam pas interesim për prodhim. Më shumë kam pas synim rritjen e numrit, po prapë se prapë disa bletë i kam lënë për mjaltë”, thotë bletari Xhavit Hyseni.
Ai tregon se prodhimtaria e mjaltës nga bletët e tij shkon në 300 kilogramë brenda vitit, e për treg thotë se nuk e ka problem, pasi mjalti është i kualitetit më të lartë. “Tregun kryesisht e kam në Novobërdë, po kam oferta edhe në komunat tjera ta shes. As një herë nuk kam pas problem me shitje e mjaltës”, tha Hyseni. Ky fermerë tregon se ka marrë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë, përmes subvencioneve prej 10 euro për koshere.
“Subvencione vjetore kam marrë nga 10 euro për koshere për çdo bletë dhe jam shumë falënderues prej Qeverisë. E sa i përket përkrahjes komunale, vitin e kaluar për herë të parë i kanë ndarë mjetet për bletari ku i kishin bërë edhe listën e ato mjete askush nuk e dinë se ku kanë shkuar e kam bërë ankesë edhe te auditori por deri më tash kot”, tha Hyseni duke shtuar se për këto koshere deri tashti është kujdesur vet, e nga viti i ardhshëm do ta angazhojë edhe bashkëshorten e tij pasi do të shtojë numrin e koshereve.
Xhavit Hyseni tregon se ka plane për shtimin e numrit të koshereve vitin tjetër edhe për 50 copë.
Ndërkaq në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë treguar se në vendin tonë janë 6000 bletarë që posedojnë 75 mijë koshere. Ndërsa përkrahja për këta Bletarë është duke u realizuar përmes subvencioneve në vlerë prej 10 euro për koshere, si dhe përmes granave investive, të cilat po ndikojnë në shtimin e prodhimtarisë tek këta fermer.
Ndryshe, edhe sivjet bletarët për të përfituar grante investive është dashur të kenë së paku 50 koshere dhe më së shumti 500 koshere./Telegrafi/