Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Premtimi i Agim Bahtirit realizohet, fabrika e kërpudhave hap konkurs  - Bujqesia.eu

Premtimi i Agim Bahtirit realizohet, fabrika e kërpudhave hap konkurs 

0
agimis
Më në fund do hapet një fabrikë e re.
Premtimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për hapjen e fabrikave dhe punësimin e qytetarëve të kësaj komune ka filluar të realizohet ndonëse jo sipas pritjeve.
Në një njoftim për konkurs të kompanisë “Hirano Mushroom” e lidhur me kryetarin Bahtiri, kërkohen 131 punëtor në sektorë të ndryshëm të prodhimit të kërpudhave aziatike, raporton lajmi.net.
Në konkursin për vende të reja pune në fabrikën e kërpudhave kërkohen kualifikime të ndryshme në varësi nga pozita.
Agim Bahtiri që u zgjodh kryetar i Komunës së Mitrovicës para dy vitesh kishte premtuar që gjatë mandatit të tij do t’i punësoj 15 mijë qytetarë nga ky rajon.
Megjithatë pas  gati dy vitesh, numri i kërkuar për punësim në këtë fabrikë, jep një shpresë për zvogëlimin e numrit të madh të pa punëve në këtë qytet.
Nuk dihet saktë se çfarë lidhje ka kryetari i komunës veriore të Kosovës me këtë kompani, por në vazhdimësi e ka promovuar “Hirano Mushroom” si kompani e suksesshme.
Me poshte  mund të gjeni konkursin e plote kurse aplikacionin e  shpallur nga  kompania “Hirano Mushroom” duhet ta gjeni në këtë adresë:
fabrika e kerpudhave