Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Probleme me tretjen? Përzgjedhja e ushqimeve, e rëndësishme - Bujqesia.eu

Probleme me tretjen? Përzgjedhja e ushqimeve, e rëndësishme

0

buka

Përzgjedhja e ushqimeve është tepër e rëndësishme, jo vetëm për të ruajtur linjat, por në radhë të parë për aspektin shëndetësor. Ushqimet më të mira për tretjen janë si në vijim.
Kosi – Në zorrë kemi miliona baktere që ndihmojnë tretjen, ndërsa kosi ndihmon në shtimin e baktereve të mira. Përmirëson sistemin imunitar dhe lufton infeksionet bakteriale. Kosi është një burim i jashtëm probiotik, i shkëlqyer dhe i shijshëm, që ndihmon në tretje.
Lakra – Lakra e përmirëson rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrën e trashë. Gjithashtu, ndihmon në eliminimin e mbeturinave nga zorrët. Lakra turshi është e mirë për të njëjtat arsye.
Mishi pa dhjamë dhe peshku – Nëse konsumoni mish, zgjidhni atë të pulës, peshkut dhe llojet e tjera pa dhjamë, sepse do ta tretni më lehtë se sa biftekun. Këto lloje mishi, gjithashtu nuk lidhen me rrezik të rritur nga kanceri i zorrës së trashë, siç lidhet mishi i kuq me dhjamë.
Drithërat me kokrra të plota – Buka nga gruri me kokrra të plota, tërshëra dhe orizi i kafenjtë, janë burime të pasura me fibra, gjë që e ndihmojnë tretjen. Fibrat gjithashtu ofrojnë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe e reduktojnë kolesterolin, por mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe probleme të tjera te njerëzit, që shpejtë e rrisin konsumimin e tyre. Për këtë arsye është mirë, që ato të shpeshtohen gradualisht në të ushqyer.
Bananet – Bananet ndihmojnë normalizimin e funksionimit të zorrëve, sidomos nëse keni diarre. Gjithashtu, organizmit ia kthejnë kaliumin dhe elektrolitet e humbura. Fibrat e bananeve e ndihmojnë tretjen.
* Ushqimet më të këqija për tretje janë kryesisht ushqimet e fërguara dhe me shumë yndyrë. Por, mund të ketë edhe nga ato, që ne i konsumojmë çdo ditë.
Qumështi – Kalçiumi është i nevojshëm në të ushqyer dhe më së lehti mund ta arrini me qumësht ose djathë. Por, nëse nuk e duroni laktozën, mund të pësoni diarre, gazra, fryrje dhe ngërçe.
Çokollata – Një studim ka zbuluar se çokollata mund të jetë problem, për ata me sindromë të zorrëve të pezmatuara, ose me obstipacion kronik. Mirëpo, nuk është problem vetëm çokollata, por edhe qumështi, i cili është shpesh pjesë përbërëse e saj. Gjithashtu, edhe kafeina, e cila mund t’i nxisë ngërçet, fryrjen dhe diarrenë.
Çaji dhe pijet e gazuara – Çaji dhe pijet e gazuara, jo vetëm që e relaksojnë tepër muskulin shtrëngues të ezofagut, por mund të veprojnë edhe si diuretike, gjë që sjell deri te diarreja dhe ngërçet. Kafeina mund të jetë problem i veçantë, veçanërisht për ata me refleks gastroezofageal. Nëse keni refleks ose urth, shmangni çajin e mentës / Top Channel