Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Procedura profesionale për ruajtjen e higjienës të pajisjeve për mjelje - Bujqesia.eu

Procedura profesionale për ruajtjen e higjienës të pajisjeve për mjelje

0

mjeljaLarja duhet të bëhet menjëherë pas përfundimit të mjeljes. Gotat e gjirit duhet larë në mënyrë të hollësishme me ujë të ftohtë ose të vakt, por kurrsesi me ujë të nxehtë (sepse albuminet e qumështit ngjiten në muret e gomës dhe gypave thithës,ose me ujë shumë të ftohtë (sepse atëherë në mure mbetet yndyra e qumështit).
Më së lehti është që gotat e gomës dhe gypat e gomës të lahen me ujë të pastër nën presion dhe disa herë uji të depërtojë nëpër sistemin për mjelje ose që gotat thithëse të lidhen me rubinetin e ujësjellësit. Pas shpëlarjes, një pjesë e sistemit duhet të demontohet dhe të gjitha pjesët duhet të fërkohen me brushë në përbërjen për larjen e pajisjes për mjelje, në temperaturë prej 45 -50 gradë C, kurse së paku një herë në javë duhet bërë pastrimi me thartinë.
Në industrinë e qumështit ekzistojnë mjetet vijuese për pastrim si Special 75 –S (mjete alkalike), Special – KT (mjetacidik), BIS LaktoKis P3 Asepto N, P3 Horolith N, P3 Duettpulver, P3 Unispt, DILAC SPF (mjet acidik), DIVOMIL FORTE ( mjet alkalik për pastrim dhe dezinfektim), DIVOTEL D (mjet pluhur për pastrim, dezinfektim dhe dezodorans me dorë), Labudol NP-T (mjet i kombinuar për pastrim dhe dezinfektim), Zlatol MR –F dhe mjete të tjera. Pjesët për mjelje duhet larë me brusha përkatëse, enët nga alumini nuk duhet larë me materie që përmbajnë sodë dhe as nuk duhet të përdoren mjete që përmbajnë sulfur ose jod.

Pas pastrimit të gjithanshëm, të gjitha pjesët e pastruara duhet shpëlarë me ujë tënxehtë për të mënjanuar deterxhentin për larje. Pas larjes, pastrimit dhe kullimit, e gjithë pajisja kullohet dhe pastaj vendoset në lëngun dezinfektues (Izosan G, Izosan GL, P3 Oxonia), për dezinfektim. Nëse për larje dhe pastrim përdoren mjete të kombinuara (P3 Topax 66, P3 Topax 56, CALGONIT D, CALGONIT LR, CALGONIT S, BIS C 5330, DIVOTEL D etj.), nuk është i nevojshëm dezinfektimi i mëvonshëm. Pas dezinfektimit, të gjitha pjesët e sistemit për mjelje, sikur edhe gotat thithëse, duhet të kthehen në drejtim të tokës që ato të kullohen dhe teren.

Gotat thithëse dhe pjesët nga goma të sistemit për mjelje është mirë që midis dy mjeljeve të ruhen në tretje me dezinfektues, kurse para mjeljes ato duhet kulluar plotësisht. Tretjen për larje dhe pastrim si dhe dezinfektuesin duhet ndërruar shpesh. Për larje dhe pastrim duhet shfrytëzuar vetëm enë të caktuar, kurse të gjitha mjetet duhet të ruajtur që shtazët dhe fëmijët të mos i prekin, sepse mund të helmohen. Pjesët rezervë të sistemit për mjelje duhet ruajtur në vende të errëta.

Tek larja me makinë të pajisjes për mjelje përdoren mjete kimike të cilat nuk bën të ndikojnë në cilësinë qumështit dhe të jenë të dëmshme për njerëz. Larja e pajisjes për mjelje bëhet në tri faza:
1. paralarja – me ujë të ftohtë ose të vakt (30 C), kur evitohen mbeturinat e qumështit
2. larja kryesore – me temperaturë prej 60 – 75 C, duke shtuar mjete për pastrim që pak shkumon në sasi prej 100cm3/200 litra ujë.
3. Shpëlarja – me ujë të ftohtë (largohen mbetjet e mjeteve për larje) duke shtuar mjetet për dezinfektim.
Dezinfektimi mund të bëhet në mënyrë fizike dhe kimike. Proceset fizike të dezinfektimit veprojnë me nxehtësi (avulli i ujit ose uji që valon), kurse për procese kimike shfrytëzohen tretjet me klor dhe me jod. Procesi kimik nënkupton edhe ndërrimin e dezinfektuesit , ndërrimin e mjeteve për pastrim si dhe te temperaturës së tretjes.

Tek sistemi i mjeljes së drejtpërdrejtë, aplikohet larja rrotulluese e gypave dhe pajisjes. Kjo larje më së shumti është automatike (e programuar) ose gjysmë automatike.

Shumica e prodhuesve japin udhëzime për larje dhe pastrim të pajisjes dhe të makinave dhe këtyre udhëzimeve duhet përmbajtur.

Punët themelore që duhet kryer pas çdo mjelje janë:

– pastrimi qe duhet të fillojë menjëherë pasi të jetë kryer mjelja
– të evitohet çdo papastërti e jashtme nga çdo gotë thithëse dhe gypi
– duhet vërtetuar temperaturën e ujit (80oC) dhe vendosur gotat thithëse në gypa,

– gypin për qumësht duhet lidhur me nxehësin e ujit dhe ventilin duhet vënë në pozitë për larje,

– uji i nxehtë duhet kaluar nëpër sistem deri sa të mos bie temperatura në 65 gradë C dhe pastaj lëshohet në hapësirën e veçantë grumbulluese,

– duhet shtuar detergjentin, përzierjen e detergjentit ose dezinfektuesin e caktuar qe duhet të qarkullojë prej 5 – 10 minuta,

– Përzierjen e detergjentit dhe dezinfektuesit duhet zbrazur në enë të posaçme,

– në sistem duhet vënë ujë të ftohtë ku janë shtuar 25 ml hipoklorit/40 l. ujë.

Pjesët nga goma duhet të lahen dhe dezinfektohen, sepse yndyra e qumështit i dëmton ato. Që deri diku t’i rinojmë, duhet zhytur në tretje detergjenti prej 0,5%, ku duhet të qëndrojnë 2-3 ditë dhe pastaj mund të shfrytëzohen përsëri.