Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Procesi i mirëmbajtjes së spërkatësit Apache - Bujqesia.eu

Procesi i mirëmbajtjes së spërkatësit Apache

0

sperkatesi

Procesi i të korrave nuk varet vetëm nga natyra. Një përqindje e madhe varet nga kujdesi i njeriut. Një nga hapat më të rëndësishëm pas mbjelljes, është hedhja e kimikaleve e cila, nëse bëhet në mënyrën më të përshtatshme, do të çojë në kontrollin e mjaftueshëm ndaj barërave të këqija, insekteve dhe sëmundjeve.

Janë disa hapa për aplikimin e duhur, por ato fillojnë me mirëmbajtjen e spërkatësit. Në vijim, ju sjellim katër lista këshillash për të kaluar nëpër të gjithë këtë proces. Por, duhet të keni parasysh se këto këshilla aplikohen vetëm tek spërkatësit Apache. Llojet tjerë të spërkatësve mund të kërkojnë këshilla tjera të mirëmbajtjes.

Para futjes në punë:

Kontrolloni të gjitha lëngjet, motorin dhe boshtin e pajisjes.

Kontrolloni yndyrnat.

Kontrolloni rrotullimet.

Lyejeni timonin dhe boshtin.

Kontrolloni shtojcën e boshtit rrotullues.

Shtrëngoni rripat e rezervarit.

Kontrolloni dritat dhe sinjalizimin.

Regjistroni të gjitha vlerat kalibruese.

 

Mirëmbajtja ditore para përdorimit:

Kontrolloni nivelin e ftohjes së motorit.

Kontrolloni nivelin e vajit të transmisionit.

Kontrolloni nivelin e vajit në hidraulik.

Kujdesi me yndyrat: lyeni gjilpërat shpatore, lëvizni akset, si dhe lyeni akset shtrënguese çdo tetë

orë të përdorimit të makinës.

Kontrolloni sistemin e marrjes së ajrit: sigurohuni që gjithçka është në rregull me filtrat e ajrit

dhe me tubat e ajrit.

Kontrolloni kalibrimet fushore për tu siguruar që janë në rregull.

 

Mirëmbajtja ditore pas përdorimit:

Pastrojeni sistemin e terur.

Pastrojeni sitën.

Inspektojeni makinën për rrjedhje të ndonjë vaji.

 

Mirëmbajtja javore:

Lëvizni ‘velat’: devijimi i rrotave mund të shkaktojë probleme të mëdha, posaçërisht kur është i

ngarkuar edhe spërkatësi.

Lyejini komponentët lëvizës dhe drejtues.

Lyejini frenat e prapmë.

Lyejeni boshtin qendror drejtues.

Kontrollojeni nivelin diferencues të lëngjeve: kontrollojeni për ndonjë rrjedhje.

 

Mirëmbajtja mujore:

Lyejeni boshtin.

Rregulloni rripat e rezervarit.

Lëvizeni shulin e derës.

Kontrollojeni treguesin e filtrit hidraulik.

Pastrojeni radiatorin.

Kontrollojeni dhe pastrojeni filtrin e ajrit të motorit.

Kontrollojeni filtrin e ajrit të kabinës.

Kontrollojeni për ndonjë rrjedhje vaji.

Kontrollojeni sistemin hidraulik për ndonjë rrjedhje të mundshme.