Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 ProCredit prezanton kushte të reja financimi për bizneset vendore - Bujqesia.eu

ProCredit prezanton kushte të reja financimi për bizneset vendore

0

procreditBanka ProCredit ka prezantuar kushte të reja për kredi biznesi, me qëllim që të stimulohen investimet e bizneseve vendore. Kushte të reja financimi ju dedikohen sektorëve të prodhimit, bujqësisë dhe shërbimeve, në kuadër të ofertës aktuale me rastin e 15 vjetorit të Bankës ProCredit në Kosovë.

Përveç normës së favorshme të interesit efektiv vjetor duke filluar nga 6.5%, karakteristikë e kësaj oferte është mundësia për investime afatgjate, si dhe mundësia fleksibile e kthimit të kredisë. Kjo strukturë financimi përfshinë grejs periudhë 12 muaj që investimi të jetë më i lehtë, dhe lehtësim në kthim të kredisë në kohëzgjatje deri në 12 vjet. Nga kjo ofertë mund të përfitojnë bizneset me kapacitet investimi duke filluar nga 20,000 Euro.

“Në këtë 15 vjetor Banka ProCredit ka përzgjedhur ofertë pikërisht për bizneset vendore gjë që reflekton orientimin tonë në financimet zhvillimore, rrjedhimisht në promovimin e investimeve për shtim të prodhimit në vend. Jemi të bindur që shtimi i prodhimit vendor është i një rëndësie të veçantë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, andaj mbështetja e këtij sektori është fokus strategjik i bankës sonë. Banka ProCredit po vazhdon të kontribuojë në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik të Kosovës duke prirë me iniciativa dhe oferta që ju përshtaten nevojave të bizneseve”, ka deklaruar Ilir I.Aliu, Drejtor Gjeneral në Bankën ProCredit.

Nevojat e bizneseve për investime afatgjata shpesh plotësohen me financime afatshkurta. Prandaj, kushtet e reja të Bankës ProCredit paraqesin strukturë të favorshme financimi dhe plan pagese të përshtatshëm për natyra të ndryshme të investimeve. Kështu këto kushte ju mundësojnë bizneseve në Kosovë të koncentrohen në plane investive afatgjate. Banka ProCredit konsideron se investime të tilla ndikojnë në qëndrueshmëri dhe stabilitet të bizneseve.

Klientët e biznesit financohen nga Banka ProCredit, duke shfrytëzuar edhe fondet nga Banka Evropiane për Investime dhe Fondi i Investimeve Evropiane.