Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Prodhimi i fidanëve nën foljet e plastikës - Bujqesia.eu

Prodhimi i fidanëve nën foljet e plastikës

0

pordhimi i findave

Përdorimi i foljet e plastikës në prodhimin e filizave – fidanëve ka një varg përparësish si në hapësirë të mbrojtur, po ashtu edhe në fushë të hapur

Mbulimi i tokës me folije të ngjyrave të ndryshme, mundëson rritjen e bimëve në mikroklimë të ngrohtë, pa baroja, kontroll të lagështisë në zonën e rrënjëve dhe foljet e caktuara mundësojnë dhe sigurojnë më shumë dritë.
Për prodhimin e fidaneve në ekonomitë familjare shfrytëzojnë tunele të plastikës. Ekzistojnë tre tipa të tuneleve të plastikës.
Tunelet me lartësi të ulët janë të lartë 0.40 – 0.60 m, të gjerë 0.50 – 1.50 m dhe të gjatë 12 – 18 m. Këto tunele mbulohen me folije PE (polietilen) , që ka trashësi 0.1 mm ose me agrotekstil – agril. Agrili është material polipropilen artificial nga fije polipropilen me ngjyrë të bardhë, të cilat thuren, shtypen ose nxirren dhe përdoren për mbulimin e bimëve në tunele të vogla ose në objektet pa konstruksion për mbrojtje nga acari. karakteristikë e këtij agrotekstili është se ka masë të vogël prej 15 -65 g/m2, është mjaft elastik, ngjyrë të bardhë, dhe rrezet e diellit depërtojnë nëpër te prej 80 – 95%, lëshon ujin dhe shiun, kurse mbanë pluhurin dhe papastërtitë tjera si dhe mbron bimët nga dëmtuesit e hershëm.

Folija dhe agrili duhet të gropohen në dhe nga ana veriore (10 -15 cm), kurse nga ana jugore forcohet për tokë me ndonjë send të rëndë. Tuneli ajroset duke ngritur folijen nga na veriore dhe jugore.

Tipi i dytë janë tunelet me lartësi mesatare prej 1.80 – 3.oo m të lartë dhe me gjerësi 15 m. Konstruksioni harkor mund të jetë nga druri , që kryesisht përdoret në fillim të prodhimit kur ekonomia familjare nuk ka mjafta para për serrë bashkëkohore. Konstruksioni i zakonshëm është nga gypa alumini ose gypa PVC. Këto serra vendosen lehtë duke futur pjesën e poshtme të gypave në dhe deri në thellësinë 40-50 cm. Folijet për mbulim kanë trashësi 0.2 mm.

Tunelet me lartësi prej 3 – 4.5 m, gjerësi 4.5 -8.00 m dhe me gjatësi prej 20 -60 m janë më të përshtatshëm dhe më të pranueshëm në aspektin ekonomik për prodhimin e fidanëve. Tek këto tunele, folija e plastikës vendoset mbi harqet nga alumini, të cilat futen në tokë prej 50-60 cm, kurse distanca midis harqeve është 1.5 – 2.0 m. Për të arritur stabilitetin e konstruksionit, harqet lidhen për së gjati me gypa A1. Në të dy anët e tunelit gjenden dyert, të cilat mundësojnë punimin e lehtë dhe ajrosjen. Në këto tunele, përgjatë traut bartës mund të vendosen gypat për sjelljen e ujit, me spërkatësit plastikë. Në këto tunele, në kushte të klimës kontinentale, mund të prodhohen fidanë mesatarisht të hershme dhe më të vonshme pa nxehje shtesë, por me ngrohje mund të prodhohen fidanë të hershem.