Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Prodhimi industrial i fidanëve perimorë - Bujqesia.eu

Prodhimi industrial i fidanëve perimorë

0

serra 1

Prodhimi industrial i fidanëve ka avantazhe të konsiderueshme krahasuar me format e tjera të kultivimit (fidanët me rrënjë të zhveshura, ose te prodhuar ne kubiket tradicionale). Ky sistem bazohet në shfrytëzimin e lëndëve të para të përpunuara industrialisht, shkallën e lartë të mekanizimit të proceseve të prodhimit dhe nivelin e lartë të automatizimit të kontrollit të mikroklimës në mjediset e prodhimit të fidanëve.

Prodhimi industrial i fidanëve realizohet në kaseta, që përmbajnë 40 – 400 qeliza individuale. Ndarja e kasetave në qeliza do të thotë që çdo fidani, individualisht, i sigurohet ujë dhe ushqim i mjaftueshëm.

Megjithëse ky sistem prodhimi u përdor fillimisht për lakrat, ai tani përdoret gjerësisht për prodhimin e fidanëve të të gjithë bimëve perimore.

Ky sistem numëron një seri avantazhesh krahasuar me mënyrat tradicionale të prodhimit të fidanëve, por pa dyshim që avantazhi më i rëndësishëm është fakti që ai lejon përqendrimin e prodhimit të fidanëve, nëpërmjet stimulimit të krijimit të ekonomive të specializuara për këtë qëllim.

Materialet kryesore për prodhimin e fidanëve dhe kërkesat kryesore që duhet të plotësojnë.

Prodhimi i fidanëve perimorë mund të realizohet në kaseta polisteroli (bukë peshku), ose plastike. Pavarësisht nga materiali që prodhohen, kasetat ndryshojnë në numrin, madhësinë dhe formën e qelizave (moduleve) të tyre.

Fidane domate ne kaseta polisteroli.

Fidane domate ne kaseta polisteroli.

Kasetat prej polisteroli janë më të përdorshmet, kryesisht për shkak të kostos më të ulët. Vitet e fundit nën ndikimin e kërkesave për ruajtjen e mjedisit, këto të fundit janë duke u zëvendësuar me kaseta plastike të ngurta.

Si rregull kasetat plastike shfrytëzohen për shumë mbjellje me radhë, por edhe kasetat prej polisteroli mund të shfrytëzohen për më shumë se një mbjellje. Në çdo rast, shfrytëzimi i përsëritur i kasetave duhet të shoqërohet me dezinfektimin paraprak të tyre me fungicide dhe insekticide me spektër të gjerë veprimi. Zhytja e tyre për disa sekonda në vaska të mbushura me tretësirë të përqendruar sulfat bakri (gur kali) 3 % është metoda më e thjeshtë.

Ndërsa përmasat e kasetave janë pak a shumë të unifikuara (për të mundësuar mbjelljen e mekanizuar të tyre), përcaktimi i numrit të fidanëve që do të prodhohen në çdo kasetë (numri i qelizave që gjenden në çdo kasetë), është në varësi të bimës që do të mbillet, sezonit të prodhimit (intensitetit të ndriçimit në kohën e prodhimit të fidanëve) dhe kohës së parashikuar për qëndrimin e fidanëve në kaseta (moshës së fidanëve).

Si rregull, bimët e familjes bostanore (kastraveci, pjepri, shalqini), kërkojnë më shumë hapësirë, se sa solanoret (domatja, speci, patllixhani), kryqoret (lakra, lulelakra, brokoli) dhe qeporet (qepa, preshi). Për rrjedhojë, numri i qelizave në kasetë rritet nga kungulloret, tek solanoret, kryqoret dhe qeporet. Ndërkohë, për të njëjtën bimë, numri i fidanëve për kasetë të prodhuar në sezonin e pranverës, është më i vogël se ai i fidanëve të prodhuar në sezonin veror.

Substrati për mbushjen e kasetave. Substrati që shfrytëzohet për mbushjen e kasetave njihet ndryshe edhe si komposto. Ndonëse, kompostot për prodhimin e fidanëve mund të prodhohen edhe në mënyrë artizanale (nëpërmjet dekompozimit të mbeturinave organike, plehrave të stallës, etj), shfrytëzimi i kompostove të prodhuara nga industria është më i sigurt dhe më efektiv.

Pavarësisht nëse kompostoja që do të shfrytëzohet për prodhimin e fidanëve, është e prodhuar në mënyrë industriale, apo artizanale, ajo duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e mëposhtme:

të jetë fizikisht uniforme dhe të ketë rrjedhje të lirë për të lejuar mbushjen uniforme të moduleve,
të karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse, të mos humbasë strukturën gjatë ujitjeve, por njëkohësisht të lejojë njomjen e lehtë në rast se thahet,
të sigurojë një mjedis uniform për rritjen dhe të mundësojë krijimin e një lëmshi rrënjësh që të mos shpërbëhet pas daljes nga modulet,

serre-fidanesh1

Serre moderne per prodhimin e fidaneve perimore.

 

Përmbajtja e plehrave në komposto është e rëndësishme dhe do të ishte e dëshirueshme që ajo të përmbajë në sasi të mjaftueshme të gjithë makro dhe mikroelementet. Megjithatë, rritësit e fidanëve kanë mundësi të shumta të kontrollojnë rritjen e fidanëve me anë të plehërimeve të lëngshme. Ndryshimi i përmbajtjes së azotit në komposto është mënyra kryesore e kontrollit të rritjes së fidanëve.

Cilësia e farave. Kërkesë esenciale e prodhimit industrial të fidanëve është cilësia e lartë e farave. Është shumë e rëndësishme që farat krahas fuqisë së lartë mbirëse të kenë gjithashtu energji të lartë mbirëse. Si rregull farat që përdoren duhet të kenë fuqi mbirëse jo më pak se 90 %. Humbja e energjisë mbirëse të farave është në shumicën e rasteve tregues i kohës së gjatë të prodhimit të tyre (vjetrimit), ose i kushteve të papërshtatshme të ruajtjes.