Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Prodhimi organik - Bujqesia.eu

Prodhimi organik

0

132502741

Shfarosja e sëmurjeve, dëmtuesve dhe barojave në prodhimtarinë organike paraqet problem mjaft të madh, sepse nuk lejohet përdorimi i mjeteve kimike (pesticideve), të cilat  përdoren në prodhimin konvencional (klasik). Mbrojtja  në prodhimin organik bazohet në parimin e pengimit të paraqitjes së organizmave dëmtuese (sëmurjeve, dëmtuesve dhe barojave) dhe kur ato paraqiten, në shërimin e tyre. Për këtë arsye prioritet i jepet shfrytëzimit të mjeteve preventive dhe mbrojtëse.

Ekzistojnë masa për mbrojtje

MASAT AGROTEKNIKE –  gjedhja e parcelave, zgjedhja e llojeve rezistente, përpunimi i tokës, respektimi i kohës së mbjelljes dhe plehërimi si dhe rendet e mbjelljes etj. MASAT HIGJIENIKE. –  material i shëndosh dhe cilësor për mbjellje, higjiena e dheut, uji për ujitje duhet të jetë  i klasës  I ose II, mbledhja dhe  asgjësimi i  pjesëve të infektuara të bimëve, pastrimi dhe dezinfektimi i veglave   të punës.

MASAT BIOLOGJIKE –  preparatet në bazë të viruseve, të baktereve dhe kërpudhave, insektet e dobishme, pikaloshja, anëzat parazitë, merimangat, zogjtë shtegtarë dhe çukapikëthi, iriqët, urithët, lakuriqët.

MASAT FIZIKE –  mbledhje e insekteve të dëmshme dhe  asgjësimi i tyre, përdorimi i ikuthave, kartonë ngjitës me ngjyrë, mashtrimi  me ushqim dhe krunde, lëngje të ëmbla birra, largimi me aromë, dritë dhe zë, mbledhja e të pjesëve të infektuara të bimës,  ndeja e insekteve dhe e barojave me gaz, vendosja e rrjetave kundër breshërit dhe zogjve, mihja e kanaleve mbrojtëse, përdorimi i thithësve të ndryshëm.

MASAT KIMIKE –   mjetet kimike shfrytëzohen kur mjetet preventive nuk mund të japin rezultatet të kënaqshme. Mjetet kimike Feromoni janë të ngjashme me  hormonet të cilat  i emetojnë insektet dhe shfrytëzohen me rastin e joshjes së insekteve nga largësi të mëdha. Fungicidet – për dezinfektim të farës – preparati me bazë bakër, sodë e yndyrshme, permanganati i kaliumit, oksidi i zinkut, ekstrakte bimësh.

Soda e kuzhinës, sapuni i kaliumit, sulfuri, vajra minerale, preparate me bazë të sulfurit, sulfati i gëlqeres, miell guri, miell kokosi, propolis, . Insekticidet  – nikotini, piretrini, kvasia, rotenoni, tretja  e duhanit në ujë, zhealtina etj. Bazohen në shfrytëzimin e  e mikroorganizmave  të dobishme ose në produktet e metabolizmit të tyre, me ç’rast prodhojnë toksine, kristale, antibiotikë me të cilat i mbrojnë bimët duke vepruar në mënyrë antagoniste në sëmurjet e shkaktuara, insekte të dëmshme dhe barojat.

Në të njëjtën kohë, janë të pa rrezikshme për njerëz dhe në aspektin ekologjik të sigurta, prodhojnë vitamina, enizma dhe hormone bimësh me të cilat veprojnë në sistemin imun të bimëve dhe me këtë rrisin rezistencën e tyre.