Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Produktet “e harruara” që e ruajnë shëndetin - Bujqesia.eu

Produktet “e harruara” që e ruajnë shëndetin

0

thanaat

Disi mund të thuhet se popullariteti i patates së ëmbël dhe kungullit ngjyrë portokalli kanë larguar nga vëmendja disa ushqime që dikur ishin të zakonshme në tryezat tona. Se çfarë vlera të larta ushqyese përmbajnë ato ushqime, ne do t’ju rikujtojmë ato në vazhdim të këtij teksti. Ju nuk do të zhgënjeheni nëse fusni në menynë tuaj disa fruta dhe perime të harruara që janë të shëndetshme dhe mund të përgatiten në mënyra të ndryshme.

Raveni

Kjo perime ka kërcell të plotë dhe gjethe të gjera, por ka një shije pak më të hidhur. Sikurse të gjitha perimet tjera me shije të hidhur, raveni (Rheum rgabarbarum) është më e mira nëse përgatitet me sheqer, mjaltë apo si shtesë në lëngjet e pemëve në mënyrë për ta ekuilibruar thartirën. Posedon shumë pak kalori, ndërsa është e pasur me vitamina C dhe A si dhe me kalcium.

Thanat

Frutat e thanës çdo vjeshtë mund të na furnizojnë me vitamina, të cilat na mjaftojnë për gjithë stinën e dimrit. Është e vërtetë se nëpër tregjet e qytetit i shohim shumë rrallë, por gjithsesi gjatë një shëtitje në natyrë mund t’i gjeni. Prej tyre mund të bëhet edhe marmelatë e shkëlqyeshme.

Gështenja

Sezoni i gështenjave është vjeshta, por nëse i ruani si duhet ashtu të ngrira, në formën e përgjithshme apo të pireve mund t’i konsumoni gjatë gjithë vitit. Janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C. Mielli i gështenjave, po ashtu, mund të gjendet nëpër tregje dhe është shumë i shëndetshëm.

Artiçoku

Artiçoku më e shëndetshëm është në pranverën e hershme, kur edhe është sezoni kryesor, ndërsa cikli i tyre përsëritet edhe në fundin e vjeshtës. Blini ato të freskëta e jo në kënaçe, pasi janë të pasura me fibra, vitamina C dhe me acidin folik, e cila është e domosdoshme në ripërtëritjen e qelizave.

Boronicat e kuqe

Janë mjaft të dobishme për shëndetin dhe përmbajnë antioksidantë shumë të vlefshëm. Jo vetëm se pakësojnë rrezikun ndaj shumë infeksioneve, por përmirësojnë edhe sasinë e kolesterolit të mirë në gjak. Janë gjithnjë e më të popullarizuara si çaj, por mos i harroni as në ëmbëlsira. Ato mund t’i gjeni në shitore apo në tregje, si dhe nëse nuk përtoni mund të shkoni në pyll dhe t’i merrni të freskëta.

Portokajtë e kuq

Portokajtë e kuq kanë shije të veçantë dhe mund të përdoren për ëmbëlsira, sallata dhe në pije. Sikurse të gjitha llojet e portokajve, janë të pasur me vitamina C dhe fibra. Pikërisht, ngjyra e thellë e kuqe e bën më tërheqës për shujtat magjike./Zeri/