Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Produktet vendore, të sigurta. - Bujqesia.eu

Produktet vendore, të sigurta.

0

safety

Produktet që prodhohen në javë janë të sigurta për konsum, e ku qytetatarët e vendit nuk duhet të brengosen, pasi që ushqimi të cilin e konsumojnë është i garantuar.

Kështu u tha të hënën në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se dezinformatat e fundit rreth cilësisë së ushqimit po e dëmtojnë prodhimin “Made in Kosova”.

“Jemi dëshmitarë se me krijimin e pavarësisë së Kosovës janë krijuar shumë qarqe armiqësore, ku kanë hartuar plane për ta shkatërruar ekonominë e Kosovës. Janë duke përdorur strategji të ndryshme me vetë faktin se jemi një shoqëri që kemi import rreth 90 për qind të produkteve.

Dhe kohët e fundit është egërsuar një dezinformatë karshi produkteve kosovare, është egërsuar një gjuhë karshi sigurimit në Kosovë dhe e tëra kjo e dëmton ekonominë e Kosovës e atakon sektorin privat, e cila është një formë e një lufte psikologjike duke evaltuar prodhimin “Made in Kosova”.

Për t’i arritur qëllimet e veta financiare e shkelin prodhimin e Kosovës dhe çdo gjë që ka vlerë dhe me të vetmin qëllim që grupet e caktuara të jenë ato që të arrijnë synimet e tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të jenë të informuar që të mos bien pre e provokimeve të interesave të ndryshme.

“Ne si OEK kemi për obligim të jemi një zë i fuqishëm i prodhimit vendor dhe kjo konferencë është që në frymën e saj të apelohen tek qytetarët të mos bien pre e dezinformatave të paargumentuara, që të mos bien pre e komunikimeve të ndryshme, të cilat më të vërtetë dëmtojnë të bërit biznes në Kosovë. Dhe sa më tepër që të dëmtohet ekonomia e Kosovës, atëherë është e pamundur të krijohen vende të rej të punës, do të jetë e pamundur të arrihet stabilitet social, do të jenë e pamundur të përmirësohet indikatori kyç në përmasimin e bilancave të pagesave”, ka thënë ai.

Edhe Valdet Gjinovci, drejtor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës, ka thënë se kapacitetet që ofron kjo Agjenci qytetarëve te vendit janë të garantuar në cilësinë e ushqimit.
“Agjencia më të gjitha kapacitetet e saja profesionale dhe legjislative, të cilat janë duke u mbështetur me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ka arritur të përmbushë objektivat e saj dhe duke garantuar për qytetarët e vendit se produktet që konsumojnë janë të sigurta për shëndetin e tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të importohen produkte, të cilat e vështirësojnë jetën e qytetarëve. Kemi avancuar kontrollin dhe monitorimin e prodhimeve vendore. Ne kemi arritur rezultate që të ofrojmë siguri dhe janë produkte, të cilat vijnë nga importi”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë këtij viti AVUK-u ka asgjësuar mbi 350 tonë produkte bujqësore, 207 tonë bimore, 75 tonë produkte shtazore dhe si prodhime monotorike janë 72 tonë, të cilat nuk janë lejuar të përdoren nga konsumatorët e vendit.