Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Projekti ambicioz "Kopshti i Kosovës" - Bujqesia.eu

Projekti ambicioz “Kopshti i Kosovës”

0

kopshti i kosoves

E quajnë “Kopshti i Kosovës”. Me 23 mijë hektar tokë, dikur indirekt punësonte mbi 10 mijë veta. Dërsa tani, kjo hapësirë në komunën e Dragashit në jug të Kosovës, kryesisht shfrytëzohet për t’i kullotur bagëtit e fshatarëve dhe shumë pak për turizëm e ekonomi bujqësore, për cfarë edhe është destinuar.

Në menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, disa pjesë të ndërmarrjes “Sharr Prodhimi”, janë dhënë në shfrytëzim për investitorë të vegjël afatshkurtër.

Por, Gazeta Fjala, mëson se Qeveria e Kosovës pretendon se e ka një plan gogja ambicioz për komplet hapësirën e kësaj ndërmaarrje.

“Do ta vëmë në dispozicion të investitorëve potencial  për prodhimin e mishit të gjedhit”, ka bërë të ditur ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Sipas saj, me këtë do të krijoheshin mundësi për investitorët e interesuar në industrinë e mishit që me kosto më të lirë të depërtonin në tregjet jo vetëm të rajonit.

Të dhënat e MTI-së, të cilat i posedon Gazeta Fjala, tregojnë se rreth 19,000 hektar në këtë vend llogariten si tokë e kullotave të larta, ndërsa 130 si tokë e kullotave të ulëta dhe 400 hektar janë pyje, ndërsa 250 hektar tokë e lërueshme.

Megjithatë, plani i saj duket vështirë i realizueshëm, për shkak të barrierave ligjore që ekzistojnë si në aspektin e pronësisë ashtu edhe të prokurimit.

Heqja e ndërmarrjes “Sharr Prodhimi”, nga menaxhimi i AKP-së kërkon pajtimin e Qeverisë së Kosovës si në ratin e projektit Brezovica, që për nevoja të interesit nacional të ndryshojë titullarin e pronës.

Kjo tashmë duket se është inicuar dhe pak a shumë Bajrami ka bërë të ditur për investitorët se qështja  e pronësisë nuk do të jetë telashe.

Por, është ligji i prokurimit që sipas saj po i pamundëson institucioneve të vendit të negociojnë direkt me investitorët serioz dhe për këtë kanë filluar procedurat për ndryshimin e tij.

“Jemi duke punuar për ndryshimin e ligjit të prokurimit, në mënyrë që të na mundësohet të negociojmë direkt me investitorët”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, shumë investitorë hezitojnë të hyjnë në garë dhe proces të ofertimit, sic e kërkon aktualisht ligji i prokurimit.

Me ndryshimet e reja, pritet që tu jepet mundësi investitorëve që direkt  në marrëveshje me institucionet përkatëse të kyqen në projekte të mëdha në Kosovë.

Një projekt me interes të madh, në agjendën e qeverisë shihet edhe “Sharr Prodhimi”, i cili përveq industrisë së mishit, sipas të dhënave për projektin ofron mundësi për skijim, ekoturizëm, paraglidë, ngjitja në gur, kajak,kalërim e sporte tjera.

Gjithashtu në këtë zonë parashihet të prodhohet edhe energji elektrike nga uji me kapacitet deri 10 MW dhe energji solare.