Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pse kalben frutat në maje? - Bujqesia.eu

Pse kalben frutat në maje?

0

Është një sëmundje kërpudhore e cila shkakton kalbezimin e mbrendëshëm të frutave të specit. Kalbëzimi fillon nga maja e frutave dhe avancon më në brendësi, madje deri në farëra.

Sipërfaqja e frutit merr ngjyre të zezë dhe kalbet. Mbi shtresat e kalbura formohen organet e riprodhimit (konidet), të cilat janë karakteristike për këtë sëmundje.

Në kërcell sëmundja paraqitet me ngjyre kafe, me zona të ndryshme koncentrike që prekin edhe indet më thelle, deri sa arrijnë palcën qendrore.

Frutat preken vetëm kur ato janë të gjelbërta, ndërsa simptomat mund të duken si në frutat e gjelbërta ashtu dhe në ata qe kanë kaluar në pjekjen botanike. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperatura 22-26°C, lagështia e lartë relative e ajrit, reshjet, madje edhe vesa, qe sigurojnë praninë e një shtresë uji mbi organet e bimës. Gjithashtu plagët e krijuara nga mjetet e punës apo nga heqja e frutave, të cilat shërbejnë si porta të futjes së kërpudhës.

Masat parandaluese dhe të luftimit Për të parandaluar prekjen nga kjo sëmundje, bimët duhet të kultivohen në kushte të mira. Për këtë, zgjidhen forma bimore sa më të qëndrueshme, hiqen sa më parë frutat e prekura, favorizohet ajrimi i bimëve, duhet të përdoren farëra të pastërta nga infeksionet, të evitohet qëndrimi i ujit në sipërfaqen e tokës dhe te organet e bimëve. Të përdoren norma ujitje të reduktuara. Fungicidet më të efektshme janë ato me bazë: tiram, clortalonil, anilazina, procimidonë, iprodionë dhe diclofluanide. Duhet të përdoren lengu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparen 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.