Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pyjet, burim i rëndësishëm ushqimor - Bujqesia.eu

Pyjet, burim i rëndësishëm ushqimor

0

pyjet

Popullsia e botës pritet të arrijë në 9 miliardë banorë deri në vitin 2050.  Deri atëhere, kërkesa për ushqime do të dyfishohet. Sot përbën shqetësim fakti se si do të plotësohen nevojat për ushqim të popullsisë botësore, sidomos të mbi 800 milionë njerëzve që shkojnë çdo natë në shtrat të uritur.

Sipas një raporti të rëndësishëm të kohëve të fundit, pyjet e botës, në se menaxhohen si duhet, mund të ndihmojnë në pakësimin e urisë dhe në përmirësimin e ushqyerjes së njerëzve. Në vazhdim ju njohim me përfundimet e raportit të Organizatave Kërkimore Ndërkombëtare të Pyjeve.

Pyjet e shëndetshme sigurojnë gjysmën e frutave të freskëta që ne hamë. Pemët prodhojnë produkte të vlefshme, si kafja, avokado, arrat dhe farëra të tjera me vlera të larta ushqimore dhe mjaft të pëlqyera në tregun botëror.

Këto produkte mund të shërbejnë si një rrjet sigurie për njerëzit që banojnë pranë pyjeve, thotë  Bhaskar Vira, që drejtoi grupin e autorëve të raportit.

“Është si një politikë sigurimesh. Të kesh akses tek ushqimet frutore është tepër e rëndësishme, kur nuk ke mundësi të blesh ushqime nga burime të tjera, ose kur nuk mund të prodhosh ushqime nga fusha.”

Megjithatë, bujqësia është  një faktor që ndikon shumë tek shpyllëzimet. Studjuesi Vira thotë se bujqësia dhe pyjet mund të bashkë-ekzistojnë, madje të plotësojnë njëra tjetrën, në se ato përdoren siç duhet, transmeton VOA.

“Neglizhimi i ushqimeve nga pyjet është një prej arsyeve përse njerëzit duan t’i presin ato dhe t’i kthejnë në toka bujqësore. Ne argumentojmë se edhe pyjet duhen trajtuar si një burim prodhimi”.

Shtimi i prodhimit bujqësor mund të lirojë zona të tjera për pemët dhe prodhimet e tyre. Sipas raportit të ri, kur njerëzve që banojnë pranë pyjeve u jepet më tepër kontroll në menaxhimin e tokës, gjendja e pyjeve dhe vlerat e tyre përmirësohen.

Një shembull është projekti për menaxhimin lokal të bujqësisë dhe pyjeve në Ganë, ku banorët shpresojnë të kenë fitime nga bima frutore Allanblackia. Vaji i nxjerrë nga farat e saj mund të përdoret për prodhimin e sapuneve, produkteve të bukurisë dhe ushqimeve.

Koordinatori i projektit, Okai Michael Henchard thotë se ai krijon shumë mundësi:

“Banorët marrin të ardhura shtesë; pemët sigurojnë hije për të mbjellat, pengojnë erozionin, asimilojnë gazin karbonik. Pra, pemët ndihmojnë edhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike.”

Por zoti Vira paralajmëron se mbjelljet intensive shkatërrojnë produket e reja, si Allenblackia, si dhe të bimëve të tjera.

“Nuk duam të kemi një situatë, kur e shfrytëzojmë me tepricë këtë burim, që sjell qëndrueshmëri në afat të gjatë. Prandaj, duhet të jemi vigjilentë ndaj vlerës së tregut që imponohet ndaj këtyre produketeve, si dhe ndaj dëshirës për fitime afatshkurtër, që nganjëherë konkuron qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij burimi.”

Raporti i ri thekson rëndësinë e ri-hartimit të pejsazheve pyjore dhe bujqësore përmes menaxhimit të kujdesshëm dhe qeverisjes së mirë.

Bashkautori i raportit, Bhaskar Vira, thotë se, në se trajtohen siç duhet, pyjet mund të ndihmojnë në pakësimin e urisë dhe varfërisë në botë.