Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pyjet, pasuria që po shkatërrohet! - Bujqesia.eu

Pyjet, pasuria që po shkatërrohet!

0

Me mbi tremijë hektarë pyje të shkatërruara në vit, sipërfaqja e tokave pyjore të Kosovës po zvogëlohet dhe po shkon drejt shkatërrimit të ekosistemit pyjor dhe përfitimeve të mëdha ekologjike që i sjellë ai.

Edhe një dimër u afrua dhe kërkesa për dru të djegies është shtuar. Si çdo vjeshtë tjetër edhe sivjet po shiten dru me shumicë e pakicë gjithandej Kosovës, shumica të prera ilegalisht e pa dokumentacionin dhe “në të zezën” shiten në pikë të ditës e në mes të pazarit.
Kompetencat me kundërefekt
Ka një muaj që në raportin ditor të Policisë së Kosovës asnjë ditë nuk mungojnë rastet e zënies së personave për vjedhje të pyllit, por këto nuk janë të mjaftueshme për ta ndaluar hovin e prerjeve ilegale të pyjeve, pavarësisht masave që thonë se janë marrë dhe po merren.
Janë vetëm 205 roje të pyjeve që e kanë për obligim t’i ruajnë 288 mijë hektarë pyje në pronësi publike sa i ka Kosova (sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë), që i bie se secili rojtar individualisht duhet t’i ruajë dhe t’i kontrollojë rreth 1400 hektarë pyll, gjë që për mendjen e shëndoshë është e pamundur.

Këta pylltarë me pagë mujore 220 euro, shpesh të rrezikuar edhe me jetë, nuk janë pajisur ende me armë edhe pse kjo u ishte premtuar.

pyjet pasuria qe po shkaterohetle=”color: #313131;”>“Jemi vazhdimisht të kërcënuar, nganjëherë nuk guxojmë t’u dalim përpara disa prerësve ilegalë sepse është rrezik kur jemi vetëm, pa polici. Paguhemi shumë pak, nuk kemi armë me leje dhe kemi sipërfaqe shumë të madhe për të kontrolluar, që është e pamundur”, ka thënë për “Zërin” R.K., një pylltar nga rajoni i Dukagjinit.

Kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, e pranon se gjendja në sektorin e pyjeve mbetet shqetësuese. Sipas tij, pyjet kualitative janë më shumë të sulmuara për shkak të efektit dhe llogarisë ekonomike, ndërkaq, rajoni i Dukagjinit deri më tash ka qenë më i dëmtuari.

Agjencia Pyjore e Kosovës i ka bartur kompetencat për kontrollimin dhe menaxhimin e sipërfaqeve pyjore te komunat, por megjithëkëtë, sipas Zejnullahut, në disa komuna ky vendim ka pasuar kundërefekt dhe gjendja e pyjeve vetëm sa është përkeqësuar.

“Komunat që kanë pasur përkeqësim të gjendjes me delegimin e kompetencave janë ajo e Podujevës, Ferizajt, Prishtinës dhe Mitrovicës ku, vlen të theksohet se gjithë prerja publike ka qenë ilegale, ndërsa sa i përket sektorit privat aty gjendja ka pasur përmirësim sepse janë vetëdijesuar qytetarët duke pasur më shumë kujdes për pyjet”, tha Zejnullahu.

Mbi 70 mijë lëndë, shumica kot!

Sipas tij, që nga paslufta e deri tash mbi 70 mijë lëndë janë dërguar në gjykata për prerësit ilegalë të pyjeve, ndërsa vetëm vitin e kaluar kanë qenë mbi 7500 sosh. Megjithatë, vetëm një numër shumë i vogël i këtyre lëndëve ka marrë përgjigje nga gjykatat dhe në disa raste ndëshkimet kanë qenë shumë banale, sa që dënimi ka qenë më i vogël sesa vlera e druve që i kanë prerë. Kjo është vetëm një stimulim për prerësit ilegalë e jo parandalim për rastet tjera, sikur do të duhej të ishte.

Duhet pasur parasysh se lëndët të cilat qëndrojnë më shumë se dy vjet në gjykatë pa u shqyrtuar shpallen si lëndë të vjetruara dhe shuhen, që i bie se shumica e lëndëve për prerësit ilegalë të pyjeve tashmë janë vjetruar dhe ata kurrë nuk do të dënohen.

Zejnullahu thotë se pyjet në komunën e Deçanit, Istogut dhe Pejës, për shkak të kualitetit të tyre kanë qenë më të sulmuara. Për të parandaluar këtë fenomen, ai thotë se vitin e kaluar kanë vendosur dy pika të kontrollit përmes të cilave kanë ndikuar sadopak në zvogëlimin e prerjeve.

Por, pavarësisht masave që kanë marrë për mbrojtjen e pyjeve, shqetësim për Agjencinë Pyjore të Kosovës mbetet përfshirja e Bjeshkëve të Deçanit në kuadër të Bjeshkëve të Nemuna, që janë shpallur park nacional, ku tash as komuna e as Agjencia e Pyjeve nuk kanë kompetenca për ndërhyrje.

“Aktualisht autoriteti i vetëm që merret me administrimin e pyjeve në këto bjeshkë është drejtoria e këtij parku nacional. Sipas informacioneve që kemi tani gjendja atje është më keq se e kemi pasur më parë me shpalljen e pyjeve parqe nacionale, sepse askund në botë nuk përfshihet në park nacional një sipërfaqe prej mbi 30 për qind e pyjeve të një vendi”, thotë Zejnullahu.

Ekspertë të ambientit vlerësojnë se sasia e pyjeve që po shkatërrohet në Kosovë është dëshpëruese, dhe kryesisht po shkaktohet nga prerjet dhe nga zjarri, që është bërë një dukuri e përvitshme në pyjet e Kosovës.

Sipas ekspertit të ambientit, Zeqir Veselaj, çdo prerje e pyjeve kthen prapa disa dekada ekosistemin pyjor, pasi ripërtëritja e pyjeve është shumë e ngadalshme.

“Pasojat janë zvogëlim i sipërfaqes së gjelbër, me pak oksigjen dhe me pak dyoksid karboni i harxhuar, prishje të kushteve mikroklimatike të rajonit të caktuar, prishje e balanit ujor të tokës, prishje e habitateve jetësore të bimëve e sidomos shtazëve, po ashtu më pak hapësira rekreacioni e pushimi për njeriun, e shumë pasoja të tjera”, thotë Veselaj.

Sipas tij është koha e fundit që të ndërhyhet shumë shpejt për të ndaluar dëmtimin e pyjeve. “Një e keqe së pari duhet të ndalohet, e pastaj të mendohet sanimi i gjendjes”, apelon ai.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në Kosovë sipërfaqja e përgjithshme e tokave pyjore është rreth 464 mijë hektarë që përbën rreth 42 për qind të territorit të Kosovës. Prej tyre, rreth 288 mijë hektarë janë në pronësi publike, ndërsa rreth 176 mijë hektarë janë në pronësi private, gjë që mund të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit nëse ka shfrytëzim efiçient të këtij potenciali pyjor e jo kështu të shkatërrohet.