Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pyllëzohen 417 hektarë - Bujqesia.eu

Pyllëzohen 417 hektarë

0

pyllezimi

Procesi i përvitshëm i pyllëzimeve të reja do të vazhdojë edhe këtë vit. Mbi 1 milion fidanë, që përfshijnë 417 hektarë tokë të zhveshur pyjore, kanë filluar të pyllëzohen që nga 1 tetori dhe do të vazhdojnë deri më 1 dhjetor të këtij viti. Këto pyllëzime, të cilat Ministria e Bujqësisë, i realizon përmes Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë për qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe pyllëzimin e djerrinave të formuara nga dëmtimet e ndryshme.
Kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, thotë se përzgjedhja e fidanëve dhe përcaktimi i vendit për pyllëzim, bëhet nga ekspertët e pylltarisë, të cilët përcaktojnë edhe llojet e fidanëve që përshtaten me kushtet klimatike tokësore për pyllëzime dhe që kanë ndikim më të madh në përmirësimin e strukturës pyjore në Kosovë.

“Agjencioni Pyjor i Kosovës edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara ka filluar me procesin e pyllëzimeve të reja, ku që nga 1 tetori i këtij viti ka filluar pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura prej 417 hektarë, në të cilën sipërfaqe do të mbillen mbi 1 milion fidanë, të cilat janë produkt i fidanishtes në Institutin tonë”, thotë kryeshefi Zejnullahu.

Ai tregon se për realizimin e këtyre pyllëzimeve tashmë kanë angazhuar 20 punëtorë sezonalë, të cilët do të kujdesen edhe për mbarëvajtjen e këtij procesi deri në fund.

Ndryshe, përpos pyllëzimeve të reja, Agjencioni me qëllim të përmirësimit të strukturës së pyjeve në vend, së shpejti do të fillojë edhe realizimin e një projekti për trajtimin e 1000 hektarëve të pyjeve të reja, ku për këtë qëllim, agjencioni ka përfituar edhe një fond prej 442 mijë euro prej Qeverisë Suedeze. Ky projekt pritet të ndikojë në ngritjen e cilësisë së masës drusore në Kosovë./Express/