Qëllimi i shartimit

0

 

shartimi

Qëllimi kryesor i shartimit të pemëve, përkatësisht i prodhimit të fidaneve në mënyrë vegjetative është shumimi dhe zgjerimi i kultivarëve më të pëlqyeshëm brenda një lloji të pemës, si dhe arritja sa më e shpejtë në frytdhënie.

Nëpërmjet shartimit, kemi mundësi të kombinojmë nënshartesa dhe kultivarë të ndryshëm, të cilët si të bashkuar manifestojnë ndikim të ndërsjellë (reciprok), ndërsa pemëtarët këto ndikime i shfrytëzojnë për arritjen e qëllimeve të veta, sikurse është hyrja më e hershme në frytdhënie, ulja e bujshmërisë, rritja e fidaneve për njësi të sipërfaqes (foto), si dhe zvogëlimi maksimal i shpenzimeve gjatë realizimit të masave agro dhe pomoteknike.

Shartimi i pemëve sikurse u cek edhe më parë, shpesh përdoret në praktikë për qëllime dekorative, mbasi që te një trup i pemës mund të shartohen dy lloje, si dhe brenda llojit disa kultivarë të ndryshëm.

Shartimi ka po ashtu për qëllim verifikimin e një kultivari të rinj të krijuar nëpërmjet seleksionimit për shkak se shartimi mundëson shumë shpejt hyrjen në frytdhënie. Po ashtu, nëpërmjet shartimit ruhen qoftë kultivarët e vjetër, qoftë ata të rinj.

Përdorimi i nënshartesave me bujshmëri më të vogël mundëson zvogëlimin e distancave përkatësisht rritjen e numrit të bimëve për ha.