Qeveria ndanë 1.1 mln euro për luftimin e sëmundjes gungore, premton edhe kompensim

0
Dy muaj pas fillimit të sëmundjes, Qeveria ka marr vendim për fillimin e vaksionimit për qindra mijëra gjedhe dhe po ashtu ka premtuar kompensim edhe per demet.
Rreth 250 mijë krerë gjedhi në tërë vendin do të vaksinohen kundër sëmundjes gungore të lëkurës, raporton KTV.
Qeveria e Kosovës ndau rreth një milion e gjysmë euro për blerjen e këtyre vaksinave, pasi kjo sëmundje u përhap shumë shpejt duke i lënë të ngordhur rreth 60 krerë gjedhe dhe mbi 2000 të tjera të prekura. Por, vaksinimi i gjedheve mund të nisë vetëm kah muaji shtator, ngase vaksinat mund të blihen vetëm në një vend të largët afrikan, me ç’rast duhen procedura të shumta.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, para kabinetit qeveritar në mbledhjen e Qeverisë tregoi se prej nga janë siguruar këto mjete.
Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, ka sqaruar se nga këto mjete do të kompensohen  edhe fermerët, të cilëve u kanë ngordhur gjedhet.

“Qeveria e Kosovës sapo mori vendim që të ndajë rreth 1.1 milionë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore te gjedhit.

Këto mjete do të jenë të mjaftueshme për të përfunduar vaksinimin e të gjitha gjedheve në territorin e Republikës së Kosovës e po ashtu edhe kompensimin e fermerëve që kanë pësuar humbje të gjedheve nga kjo sëmundje.

Unë do të vazhdoj të jem në kontakt me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në mënyrë që vaksinimi të nisë sa më shpejt dhe të ketë efektin e vet, e po ashtu që edhe kompensimi për fermerët që kanë pësuar, të bëhet me kohë”, ka shkruar Krasniqi ne facebook.