Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Qumështarët ankohen për mos mbështetje të duhur nga shteti - Bujqesia.eu

Qumështarët ankohen për mos mbështetje të duhur nga shteti

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të mbështes fermerët që merren me industrinë e qumështit.

Nga viti 2008 e deri më tani Ministria përmes granteve në mbështetje edhe të USAID-it ka ndarë rreth 40 milionë euro grante dhe subvencione për përpunuesit e qumështit.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i bujqësisë Vezir Januzi në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me temën “Sfidat e industrisë së qumështit në Kosovë”.

Ai po ashtu tha se Ministria është e fokusuar ne subvencionimin e prodhimit të freskët të qumështit për këtë sektor ketë vit Ministria ka ndarë 10 milionë euro.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës Ramadan Memaj ka thënë se subvencionet e shtetit nuk po e arrijnë qëllimin. Nga 1.5 milion euro sa ndahen ne vit, vetëm 500 mijë euro përfitojnë qumështarët, pjesa tjetër mbetet pa u shfrytëzuar.

Problem tjetër ai ka paraqitur edhe importin e lartë të produkteve yndyre bimore që përdoret për për punimin e qumështit.