Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Qumështarët: Në Kosovë po hyjnë produkte me vaj pallme - Bujqesia.eu

Qumështarët: Në Kosovë po hyjnë produkte me vaj pallme

0

Qumeshtaret

40 mijë fermerë dhe përpunues të qumështit, sa ka krijuar kjo industri që nga pas lufta, rrezikojnë të humbin vendin e tyre të punës nga produktet e importit të parregulluara të prodhuara me bazë bimore.

Kështu u tha nga një numër i konsiderueshëm i tyre, në një konferencë të mbajtur për medie, të cilët paraqiten shqetësimin e tyre se po ka shumë problem dhe parregullsi në industrinë e qumështit.

Përfaqësues të industrisë së qumështit ankohen se nëpër dogana kalon mall i pakontrolluar që përmban bazë bimore por shitet si djathë, krem, apo edhe qumësht përderisa ato produkte më shumë kanë vaj pallme se sa përbërje qumështi, transmeton kp.

Gjithashtu u shprehen edhe brenga të tjera që kanë të bëjnë me ekspozimin e këtyre produkteve pranë atyre të qumështit, të cilat vënë në lajthitje konsumatorët të cilët duan të blejnë djathë e blejnë një produkt imitim të djathit.

Industria e qumështit punëson rreth 40 mijë persona nëpërmes 5000 fermave prej tyre 3000 komerciale dhe 30 qumështoreve të ndryshme anë e mbanë Kosovës.

Në veçanti industria e prodhimit të qumështit ka pasur një bum gjatë katër viteve të fundit. Gjatë kësaj kohe numri i fermave është trefishuar dhe tash prodhimi i qumështit është më i madh se sa qumështoret Kosovare mund të plasojnë në treg.

Sipas zyrtarëve problemi nuk qëndron të kapaciteti përpunues por me shumë te mundësia e shitjes në një treg, i cili është sulmuar nga importet të cilat sipas shoqatës “70 për qind të tyre kanë përmbajtje të vajrave bimore”.

Tutje përfaqësuesit e këtyre dy industrive asaj të prodhuesve dhe e përpunuesve të qumështit, paraqiten brengat dhe dyshimet e tyre te shantazhimit të bërë nga aktorë të ndryshëm.

Në mesin e këtyre sulmeve u përmenden edhe raportet në media për sasinë e qumështit pluhur që futet në Kosovë.

Aty fuqishëm u tha dhe u prezantuan fakte e të dhëna se shifrat e raportuara në media dhe të prezantuara nga OJQ-ja Konsumatori rreth importit të qumështit pluhur janë të pavërteta dhe për këtë u paraqiten edhe të dhëna të doganës, rreth importit të qumështit pluhur.

Në këtë rrafsh u kërkua që të bëhet transparencë rreth importit të qumështit pluhur dhe përgjegjësi ndaj atyre që përmendin shifra.

Në prezantim u paraqit edhe deklarata e zëdhënësit të Doganave Adriatik Stavileci, në të cilën shkruhej se të dhënat e publikuara në disa mediume kanë qenë gabim, pasi që aty janë përdorur edhe statistikat e qumështit formulë, gjithashtu në të janë futur edhe të dhënat që përdoren për prodhimin e ëmbëlsirave.

Pra, sipas deklaratës së tij përmes e-mailit dërguar shoqatës së përpunuesve të Qumështi, të dhënat ishin plotësisht gabimisht.

Ndërsa, sa i përket prodhuesve të qumështit që shpesh janë biznese shumë të vogla familjare u kritikua edhe politika e Qeverisë së Kosovës në uljen e pragut të TVSH-së, së shtesë, që do të prekë shumë fermerë familjarë me të ardhura minimale, që mund të sigurohen nga qarkullimi 30 mijë euro në vjet.

Fermerët dhe përpunuesit treguan se rreziqet kryesore janë: Konkurrenca e pa drejtë – jo lojale; Mungesa e ligjeve; Mos aplikimi i masave mbrojtëse; Dampingu; Importi ilegal. Ndërsa masat e kërkuara nga qeveria përfshijnë: Aplikimi i masave mbrojtëse; Rregullimi ligjor i importeve; Masat anti damping dhe kundër balancuese.

Shoqata e përpunuesve të qumështit është duke kërkuar takim me kryeministrin për të diskutuar këto gjëra mirëpo kjo është treguar e pasuksesshme.

Këtë vit Shoqata, i ka dërguar letër personale kryeministrit, pastaj ka dërguar letër të hapur dhe tash organizon këtë konferencë. Qeveria deri tash ka mbetur e heshtur rreth kërkesave.