Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Qumështarët me protesta të reja - Bujqesia.eu

Qumështarët me protesta të reja

0

timthumb

Qumështarët e Kosovës janë të vendosur t`i mbrojnë produktet vendore të qumështit.Ata këtë synojnë ta realizojnë nëpërmjet protestave masive.

Ndërsa kryeshefi i AVUK¬-ut ka kërkuar që të bëhen analiza për produktet e importuara të qumështit.
Qumështarët nuk po heqin dorë nga protestat. Nga java e ardhshme ata thonë se do të organizojnë protesta masive në mbrojtje të produkteve vendore. Nga e hëna ka rifilluar grumbullimi i qumështit për t`iu dhënë ndihmë fermerëve, ndërsa qumështarët thonë se do t`i masivizojnë protestat deri në zgjidhjen e këtij problemi.
“Jemi duke shqyrtuar disa opsione. Kemi vendosur që t””i bllokojmë kufijtë dhe të bëjmë protesta masive para institucioneve dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”, tha Ramadan Memaj.
Qumështarët po e akuzojnë Agjencinë e Ushqimit se ka lejuar që në treg të shiten produkte të deklaruara me origjinë shtazore, ndërsa është vërtetuar se kanë pasur origjinë bimore. Por kryeshefi i kësaj agjencie thotë se ka kërkuar që të bëhen analiza për produktet e importuara të qumështit.
” Të gjithë faktorët, inspekcioni janë angazhuar për të ndarë produkte me origjinë bimore nga ato shtazore. Ne këtë kohë gjithmonë paraqiten probleme të njëjta”, tha Valdet Gjinovci, Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit brenda një muaji kanë protestuar dhe kanë derdhur qumësht para Qeverisë duke kërkuar mbrojtje më të madhe të prodhimeve vendore.(RTK)