Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Qumështi i dhisë ka përbërje gati si të nënës - Bujqesia.eu

Qumështi i dhisë ka përbërje gati si të nënës

0

 

image

Qumështi dhisë forcon imunitetin, mbron nga kanceri, është i pasur me minerale dhe me vitamina, ndikon si sedativ natyral, por kjo nuk është e tëra. Kur bëhet fjale për prodhimet e qumështit, qumështi i dhisë është një ndër ushqimet më të shëndetshme.

Përbërja e tij ka më së shumti ngjashmëri me qumështin e nënës. Qumështi i dhisë është aleat në luftën kundër stresit, bronkitisit dhe alergjive. Po as

htu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Përmban vitamine B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun.

Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak. Për të plotësuar nevojat ditore të organizmit duhet të pini një gotë qumësht prej 200 mililitra.