Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Qumështi pluhur shitet për qumësht lope! - Bujqesia.eu

Qumështi pluhur shitet për qumësht lope!

0

pluhur

Të gjithë duhet të kenë kujdes pasi fare lehtë mund të bien pre e mashtrimeve nga produktet ushqimore që konsumojnë.

Sektori i Krimit Ekonomik në Fier ka zbuluar se fabrika e qumështit “Lufra” përdorte qumësht pluhur për qumështin që nxirrte në treg duke e shitur atë si qumësht lope.

Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij “Lufra”, shtetasit A. Ndreka.

Pas hetimeve të sektorit të luftës kundër krimit Ekonomik-Financiar, është konstatuar se Ndreka, 53 vjeç nga fshati Bishtqethm i rrethit të Lushnjës, përdorte qumësht pluhuri për produktet që nxirrte në treg duke i shitur ato si prodhime të qumështit të vërtetë, shkruan Shekulli.

Gjatë inspektimit, grupi policor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1350 kilogramë qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH-së dhe as në etiketat e produkteve.

Pas këtij konstatimi, janë ngritur mbi pronarin e fabrikës “Lufra” akuzat për “Fshehje të të ardhurave” si dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimor”.

Pas raportimit të këtij rasti nga policia edhe AKU ka shkuar në fabrikë për të bërë verifikimet.