Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Qumështi që shkon dëm! - Bujqesia.eu

Qumështi që shkon dëm!

0

timthumb

Çdo ditë në Kosovë prodhohen rreth 180 mijë litra kos. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kthehet ose hidhet në kontejnerë. Kështu afro 200 mijë litra qumësht që nevojiten për prodhimin e kësaj sasie të kosit sipas një llogarie të thjeshtë, shkon dëm. Krejt kjo pasi në tregun vendës më shumë zënë vend produktet e qumështit të importuara nga vendet e rajonit se ato të prodhuesve vendës.

Madje shiten me çmime edhe më të lira. Arsye për këtë, sipas qumështarëve kosovarë, është se importi vjen i subvencionuar. Këtyre produkteve prodhuesit kosovarë thonë se nuk mund t’u bëjnë konkurrencë edhe pse sipas të dhënave që i jep Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sasia e qumështit të prodhuar është mjaft e lartë.
Në Kosovë janë 183 mijë e 340 lopë qumështore që prodhojnë 960 mijë litra qumësht në ditë ose rreth 350 mijë tone në vit. Ndërkaq, konsumi vendor i qumështit, sipas të dhënave të MBPZHR-së nga prodhimtaria vendore dhe të dhënave nga importi sillet rreth 380 mijë tone në vit, ndërsa prodhimi vendor përbën rreth 90 përqind të konsumit. Importi sillet nga 28 në 30 mijë tone në vit./Tribuna/