Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rama: Fermat 10 hektarëshe do marrin direkt 100 mijë dollare nga shteti - Bujqesia.eu

Rama: Fermat 10 hektarëshe do marrin direkt 100 mijë dollare nga shteti

0
Edi Rama
Investimet në sektorin e bujqësisë kanë qenë kryefjala e aktivitetit të djeshëm të kryeministrit të vendit. Edi Rama ishte në Durrës ku apeloi që fermerët të aplikojnë për fonde qeveritare, në rast se zgjerojnë aktivitetin e tyre.
Kryeministri kërkoi që fermerët të shfrytëzojnë edhe lehtësitë që do t’u krijohen me fondin e garancisë shtetërore, për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Në qoftë se arrin në 10 hektarë, ke direkt 100 mijë dollarë mbështetje nga qeveria.
E dyta, me fondin e garancisë shtetërore që kemi krijuar tani kemi ndërtuar një marrëdhënie dhe po firmosim marrëveshje, po i bëjmë gati me bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet BERZH, që për gjithë projektet që kanë të bëjnë me bujqësinë, blegtorinë dhe fshatin të kenë kredi me interesa shumë të favorshme.
Kreditë në bankë për këtë fushë do jenë me interesa të ulëta, ose për projekte të caktuara do t’i paguajë shteti. Është 300 milionë euro në dispozicion për tre vitet e ardhshme për të pasur akses, citojnë mediet e Tiranës kryeministrin Rama.