Realizohen grantet 2015, 10 milion euro shkojnë tek përfituesit

0

10009288_931519020216903_4651172715591301565_n

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer tashmë një pjesë të pagesave për përfituesit e granteve të zhvillimit rural, që janë shpallë këtë vit. Sipas raporteve të fundit, vetëm këto ditë janë paguar mbi 7 milionë euro për rreth 180 përfitues, ndërkaq në procedurë të pagesës janë edhe projektet e tjera përfituese.

MBPZHR do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, si dhe në muajin janar të realizojë të gjitha pagesat e mbetura.

Duhet të theksohet se tek masa e granteve për përpunim të produkteve bujqësore, muaj më parë janë bërë pagesat e avanseve për mbi 30 përfitues, në vlerë prej rreth 3 milionë euro, të cilëve pagesat finale ju bëhen pas realizimit të projekteve gjatë vitit 2016. Me këtë shuma totale e pagesave të projekteve fituese shkon në 10 milionë euro.