Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Receta me lule pjeshke ndihmon në shërimin e pezmatimit te bajameve. - Bujqesia.eu

Receta me lule pjeshke ndihmon në shërimin e pezmatimit te bajameve.

0

P.....

Këtë bar natyral do ta keni më të lehtë ta përgatitni në pranverë, kur lulëzojnë pemët, pasi baza e tij është pikërisht lulja e pjeshkës.

Për përgatitjen e mjekimit nevojiten 15 – 30 gram lule pjeshke që më pas duhet t’i zieni në 500 mililitër ujë për një kohë. Kjo tretësirë e fituar mund të përdoret në dy forma:

Të pihet në formë çaji duke e ëmbëlsuar sipas dëshirës, më së miri me mjaltë
Tretësira mund të përdoret edhe si gargarë, duke shpërlarë fytin me të disa herë në ditë për 20 deri në 30 sekonda.
Lulet e pjeshkës mund t’i përdorni edhe në një formë tjetër për të ndihmuar bajamet e pezmatuara.

Ju mund t’i shtypni duke i bërë pluhur lulet e thara e të imtësuara të pjeshkës, dhe ato mund t’i përdorni duke përtypur në gojë disa herë në ditë nga gjysmë lule të çajit.