Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Regjistrimi i bujqësisë afër 85 %, problem mbetet Veriu - Bujqesia.eu

Regjistrimi i bujqësisë afër 85 %, problem mbetet Veriu

0

Projekti i Regjistrimit të Bujqësisë, pas 17 dite punë, ka arritur të realizohet në afër 85 për qind. Sipas ASK’së nuk është hasur në kurrfarë problemi në pjesën më të madhe të Kosovës, përpos në katër komunat e veriut.

bujqest12

Kanë kaluar 17 ditë prej se ka filluar Projekti i Regjistrimit të Bujqësisë.
Gjatë kësaj periudhe kohore diku rreth 85 për qind është realizuar, puna në terren nuk ka hasur në kurrfarë vështirësish dhe pjesa më e madhe e ekonomive familjare i është përgjigjur regjistrimit të këtij projekti.
Ekipi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që po monitoron rrjedhën e projektit, sot ishte në Komunën e Vushtrrisë, komunë kjo që deri më tash ka arritur të regjistroi 90 për qind të ekonomive familjare.
Isa Krasniqi, kryeshef i ASK’së, thotë se problemi i vetëm janë katër komunat e veriut të Kosovës të cilat nuk i janë përgjigjur projektit të Regjistrimit të Bujqësisë, përkundër këtyre komunave, në pjesë tjetër të Kosovës, Krasniqi tha se gjithçka është në rregull dhe brenda pritshmërive, transmeton kp.
Regjistrimi pritet të përfundojë këtë të enjte, më 20 nëntor 2014.