Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rëndësia e analizës kimike të tokës - Bujqesia.eu

Rëndësia e analizës kimike të tokës

0

 

tokaDetyra e njeriut është që ta ruajë tokën nga ndotja dhe të prodhojë ushqim të shëndetshëm. Kjo mund të realizohet vetëm me aplikimin sipas rregullave të plehrave minerare. Parakushti i parë për ushqim dhe plehërim të rregullt analiza e tokës, kurse vlera e vërtetë e analizës është vetëm nëse mostrat e tokës merren në mënyrë të rregullt.

Bazat e plehërimit të rregullt

Bazat e çdo plehërimi të rregullt janë vërtetimi i gjendjes së ushqimeve bimore në tokë, në të cilën mendohet të kultivohet kultura e caktuar. Njëkohësisht, duhet të dihen edhe vetitë tjera fizike dhe kimike të tokës, klima si dhe nevojat e kulturave për ushqimet e bimës. Prandaj, është me rëndësi që së paku çdo katër deri në pesë vjet të merren kampionet (mostrat) e tokës dhe të bëhet analiza kimike e tokës. Përveç kësaj, për të gjitha pemët shumëvjeçare (pemishtet dhe vreshtat), pata se të mbillen, duhet te merren kampionet e tokës dhe të bëhet analiza e tokës Në bazë të kësaj do të aplikohen sasi më të mëdha të nevojshme të ushqimeve për bimë para mbjelljes, në shtresa më të thella të tokës, të cilat si rezervë pemët do t’i shfrytëzojnë gjatë periudhës së gjatë të rritjes dhe zhvillimit.

Përmbajtja e ushqimit në tokë

Kur të vërtetojmë elementet bazë të pjellorisë së tokës me analizë kimike, është e nevojshme që të vërtetohet përmbajtja e ushqimeve themelore si azoti (N), fosfori (P2O5), vlera pH dhe përmbajtja e humusit.
Nga të gjitha vetitë e tokës, e rëndësishme është vlera pH ose thartësira e tokës e cila mund të shkaktojë bllokimin e ushqimit në tokë, kështu që bimët nuk mund t’i marrin. Nëse vlera e pH është nën 6.5 atëherë mund të flasim për thartësirën, kurse nëse është mbi 7.5 kemi gjendje alkalike. Në Si në rastin e parë, edhe në rastin e dytë mund të ndodhë çrregullimi i marrjes së ushqimit nga ana e bimëve. Vlera pH e shumicës së kulturave sillet në shkallë prej pH 5,0 – pH 8,0. Duke përcaktuar vlerën pH mund të vendosim se a është e nevojshme të bëhet përmirësimi (kalciumizimi, përmirësim i thartësisë ose përmirësimi i alkalizimit) Në takat tona më i shpeshtë është thartësimi i tokës prandaj duhet të aplikohet masa e kalciumizimit, përkatësisht aplikimin e gëlqeres për të zvogëluar thartirat e tokës.

Nevojat e materialit për pasurimin e tokës me kalcium janë mesatarisht 2 – 3 tona për hektar me përdorim të njëhershëm. Nëse kemi thartirë ekstreme të tokës, nën 4 pH, kalciumin duhet përdorur disa vjet me radhë dhe kështu gradualisht të ngritët vlera e pH deri në sasinë optimale. Duke vënë vlerën pH në nivel të optimales, bimëve u mundësohet që të marrin ushqimin më lehtë nga lëngjet e tokës Shumica e kulturave bujqësore optimumin e tyre për rritje dhe zhvillim e gjejnë në vlerën prej 5.5 pH – 7,0 pH.

Sipas përmbajtjes së ushqimit në tokë dhe sipas kërkesave të kulturës për rendiment të caktuar, mëlehtë caktohet sasia e plehrave të nevojshme për të arritur rendimente të larta dhe cilësore. Me rastin e përcaktimit të sasisë së ushqimit duhet marrë parasysh edhe atë se bimët, në kushtet më të mira, nga toka mund të marrin deri: 80% azot, 40% fosfor, 60% kalium dhe 40% magnezium.

Shenjat që tregojnë se bimës i duhet ushqimi

Kushtet e posaçme në tokë, mungesa e ushqimit ose futja e pamjaftueshme e ushqimit në tokë mund të shkaktojnë mungesë të ushqimeve të caktuara për bimë. Këto mungesa të ushqimit bimët i manifestojnë më shenja të posaçme. Nëse mungon azoti, gjethet marrin ngjyrë të zbehtë të gjelbër ose të verdhë, kurse bima ngecë në rritje. Fosfori në fillim të zhvillimit të bimës është i domosdoshëm dhe nëse mungon, gjethet e vjetra she kërcelli marrin ngjyrë të kuqe. Më vonë, gjatë zhvillimit të bimës gjethet e vjetra vdesin, kurse bima e tërësishme ngec në rritje. Nëse bimës i mungon kaliumi, ajo është më pak rezistente ndaj acarit, ndaj thatësisë gjatë verës si dhe ndaj sëmurjeve të kërpudhave. Gjethet e vjetra tkurren dhe thahen në skaje, por mund të ndodhë edhe shkatërrimi i tërë i gjetheve. Kaliumi është ushqim i bimëve që ndikon në cilësinë e fryteve, kështu që mungesa e tij vërehet pikërisht në uljen e kualitetit.

Nëse vërtetojmë se toka është e varfër me fosfor, që do të thotë se përbërja është nën 10 mg në 100 gr. tokë, nevojitet që para mbjelljes të aplikojmë plehra që kanë përbërje të theksuar të fosforit siç është MAP 11-52-0. Në rastet tjera të pasurimit mesatar ose të mirë me fosfor, kur përbërja është prej 10 -30 mg P2O5 në 100 gr. tokë, aplikohen formulimet që përmbajnë edhe fosfor edhe kalium, siç janë NPK 5-15-30; NPK 7-20-30; NPK (SO3) 7-14-21 (24) si dh PK 20-30. Formulimet e njëjta përdoren kur nevoja për kalium është e madhe, por shtohen plehrat e përmendura në sasi më të mëdha. Në marrjen e fosforit nga uji i tokës më së shumti ndikojnë kushtet e pavolitshme të tokës, posaçërisht thartira e lartë e cila mund të ndalë plotësisht marrjen e fosforit nga ana e bimës.

Shtimi i ushqimit

Gjatë përpunimit bazik të tokës duhet shtuar të gjitha ushqimet e nevojshme, në mënyrë që të nxitet rritja dhe zhvillimi më i mirë i masës së rrënjës, që bimëve u siguron stabilitet më të mirë dhe rrezistueshmëri më të madhe në kushte të thatësisë.

Përbërja e humusit
Përbërja e humusit është gjithashtu një prej faktorëve për rritjen dhe zhvillimin e mirë të kulturave të kultivuara. Disa kultura kanë kërkesa të shtuara për përmbajtje të materieve organike në tokë, kurse disa kultura të tjera janë të ndjeshme në masën e tepruar organike ose të plehërimit me pleh organik. Prandaj, sipas përbërjes së humusit në tokë, përcaktohet plehërimi me plehrat e nevojshme organike ose zbatimi i plehërimit të gjelbër (mbjellja e kulturave të cilat në fazën me masë më të shumtë lëvrohen në tokë) Përmbajtja e humusit mundëson aktivitet më të mirë mikrobiologjik në tokë, strukturën e tij më të mirë si dhe raportet ujore dhe të dritës. Vetëm bimët që ushqehen në mënyrë të rregullt mund të shfrytëzojnë materialin e tyre gjenetik dhe të japin rendimente të larta dhe kualitative.