Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rëndësia e kalciumit - Bujqesia.eu

Rëndësia e kalciumit

0

calcium-1xs87cq

Kalciumi sigurish është materie  e cila shikuar në mënyrë sasiore në eko-ekonomi blihet në sasi më të madhe se materiet tjera.

Kalciumi  ka një rëndësi të madhe në tokë, si element që rregullon proceset fizike, kimike dhe biologjike të tokës. Prandaj, kalciumi paraqet element jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi që:

  1. zvogëlon thartësirën e tokës. Në  të vërtetë, kalciumi e “ëmbëlson” tokën dhe bimëve u mundëson të rriten, të cilat në tokë të thartë nuk do të rriteshin;
  2. rrit qasjen e disa ushqimeve të tjera (p.sh. të molibdenit), përkatësisht zvogëlon mobilitetin e  ushqimeve  të cilat në sasi ndikojnë dëmshëm në rritjen e bimëve (hekuri, alumini, mangani);
  3. përmirëson strukturën e tokës. Kalciumi vepron si magnet që i bashkon grimcat e glinës dhe humusit në copa më të mëdha. Por, përveç kësaj,  përmirëson strukturën e tokës dhe neutralizon  thartirat e shkrira humine  në humate të pashkrira të kalciumit, që kontribuojnë strukturës stabile të tokës.
  4. stimulon zbërthimin e materieve organike dhe kështu ndikon në lirimin e ushqimin bimor.

Kalciumi mungon në shumë terrene tona, qoftë për shkak të varfërisë natyrore të këtyre tokave, qoftë për shkak të humbjes së tij nga toka. Kalciumi nga toka humbet për shkak të  heqjes së prodhimeve bujqësore ose për shkak të erozionit, kurse humbje të konsiderueshme ka edhe kur  ky element shpërlahet dhe kalon në shtresa më të ulëta të tokës.

Përveç gjithë kësaj, duhet shtuar edhe një fakt, që tani nuk i kushtohet kujdes i duhur. Fjala është për  thartimin e tokës me rastin e përdorimit të  plehrave minerale si dhe ndikimit të shirave të tharta. Në të vërtetë, uji që depërton në tokë ka një reaksion jashtëzakonisht të thartë dhe  vepron negativisht  në thartësimin e tokës.

Prandaj, plehërimi me kalcium, i ashtuquajturi “kalciumfikicimi” përfaqëson gjithnjë e më shumë ndërmarrje  agro teknike. Sa shpesh dhe çfarë sasie duhet dhënë kalcium  tokës, varet nga lloji i tokës, nga  kulturat që i kultivojmë si dhe nga shkalla e shpëlarjes së kalciumit në shtresa më të thella të tokës.

Shpëlarja e kalciumit  varet nga tekstura e tokës, nga rrebeshet e shiut, sasia e azotit në tokë si dhe nga kultura që e kultivojmë. Megjithatë, pra çdo kalciumifikimi, preferohet të bëhet analiza e tokës dhe të vërtetohet gjendja reale e kalciumit në tokë. Me çdo analizë merret edhe udhëzimi me të cilin bujku udhëzohet se me çfarë sasie dhe me çfarë plehu duhet plehëruar tokën. Në bujqësinë ekologjike preferohet që kalciumi të përdoret përgjysmë më pak, përkatësisht 70% të sasisë që përdoret në ekonomitë konvencionale.

Janë dy shkaqe për këtë praktikë. E para është se vetë eko – ekonomitë nuk përdorin plehra minerale, të cilat vetvetiu  thartojnë tokën, dhe e dyta,   që përdorimi i rregullt i plehut organik gjithashtu në masë të madhe  korrigjon thartinë e tokës. Kështu, nuk është befasi  se vlera   pH  (thartësira)  e tokës në ekonomitë eko shumë herë është më e lartë për 0.5  – 1 njësi sesa në tokat e njëjta në ekonomitë fqinje konvencionale.