Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rëndësia e kaliumit në ushqimin e bimëve - Bujqesia.eu

Rëndësia e kaliumit në ushqimin e bimëve

0

kaliumi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kaliumi është element i rëndësishëm në ushqimin e bimëve. Më së shumti është i pranishëm në pjesët e reja të bimëve, aty ku zhvillohet procesi i rritjes së bimëve. Kaliumi merr pjesë në formimin e sheqerit dhe të albumineve, posaçërisht është vërejtur ndikimi i tij me rastin e përvetësimit të ujit. Për këtë arsye bimët që janë të pajisura me ujë, më lehtë e përballojnë thatësinë.

Mungesa e kaliumit më së miri duket në gjethe. Tek bimët ku mungesa e kaliumit është e theksuar, majat dhe skajet e gjetheve së pari bëhen ngjyrë të verdhe-të gjelbër dhe më vonë të kuqe dhe vdesin. Ushqimi i mirë me kalium posaçërisht manifestohet në kualitet të prodhimit, kështu për shembull tek panxhari i sheqerit rritë përbërjen e sheqerit.. Tek këto bimë është paraqitur edherezistencë më e madhe ndaj sëmurjeve.

Pjesa më e madhe e kaliumit në tokë është në formë jo organike. Tokat me përbërje të rëndë mekanike më më shumë glinë kanë kalium më shumë në krahasim me tokat e lehte dhe ranore. Sasia e përgjithshme e kaliumit në tokë sillet rreth 2%, por bimët shfrytëzojnë një pjesë të vogël dhe për këtë arsye nevojitet shtimi i kaliumit duke përdorë plehra minerale, posaçërisht tek bimët që shpenzojnë më shumë kalium (Panxhar sheqeri, patatja, misri, perimet).

Bimët kaliumin e përvetësojnë në mënyrë intensive në formë jonesh nga tretjet e tokës, bimët vetëm azotin e përvetësojnë më shpejt se kaliumin, kurse renditja e përvetësimit të disa elementeve duket kështu: azoti, kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi.