Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rëndësia e standardizimit të produkteve. - Bujqesia.eu

Rëndësia e standardizimit të produkteve.

0

receta

Çfarë do të thotë të keni një recetë të standardizuar në punën tuaj ?

“Një recetë e standardizuar është ajo recete e provuar , adaptuar, dhe riprovuar disa herë për përdorim ne përpunim te ushqimit, dhe është gjetur se prodhon rezultate te mira dhe çdo here kur janë përdorur procedurat e sakta me të njëjtat të pajisje dhe të njëjtën sasi dhe cilësit e përbërëseve”.

I mban konsumatorët e lumtur dhe të kënaqur
Recetat e standardizuar japin të njëjtin rezultat pa marrë parasysh se kush e përgatit prodhimin.
Prodhuesit dhe personeli tjetër mund të bëhet familjar shume shpejt me recetat sepse janë recetat e njëjta me përbërës te njëjtë
Do të rrit përgjegjësinë në punë dhe do të shmang çdo problem të mundshëm në procesin e përpunimit
Çka do të thotë në qoftë se ju nuk përdorni receta të standardizuara në pikën tuaj të përpunimit?

Matja jo e sakte e përbërësve te produktit
Mosvënia e sasisë se duhur ne secilën enë
Raporte( Proporcione) jo te sakta
Sasia me e madhe e prodhuar se sa e planifikuar
Filloni duke punuar vetëm me një recetë në të njëjtën kohë.

Rishiko recetat me qëllim të standardizimit te produktit. Shikoni për të parë nëse receta përmban informacionet e mëposhtme:

1. Titulli i produktit

2. Kategoria e produktit

3. Përbërësit

4. Pesha / vëllimi për çdo përbërës

5. Udhëzime e përgatitjes

6. Temperatura dhe koha e zierjes, nëse është e përshtatshme

7. Zierja dhe mbushja, pasterizimi

8. Produkti final

9. Pajisjet dhe vegla për t’u përdorur (kavanoza, të pastër, kapele, etj)

10 Emri i Brandit dhe etiketa me te dhëna te saktë

Burimi(IADK)