Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rikthehet vëmendja e të rinjve për bujqësinë - Bujqesia.eu

Rikthehet vëmendja e të rinjve për bujqësinë

0

untitled

Bujqësia nuk të lë pa punë. Këtë fakt tashmë kanë filluar ta kuptojnë edhe të rinjtë e Kosovës. Shembull për këtë është Besart Bytyqi, i cili me të përfunduar Fakultetin Ekonomik, i është rrekur bujqësisë, përkatësisht biznesit familjar në fermën e dhive.

Fermeri i ri nga fshati Semetisht në komunën e Suharekës, tregon se tash në fermën e tij ai ka 120 krerë dhi qumështore kryesisht të racës së kuqe dhe shpjegon arsyen pse ka zgjedhur të merret me sektorin e blegtorisë, konkretisht me dhentari.

“Duke pas parasysh se nga koha e pasluftës është lënë anash sektori i bujqësisë, sidomos sektori i blegtorisë dhe duke e ditur rëndësinë e produkteve të dhive, sidomos të qumështi që është shërues i disa sëmundjeve dhe duke par që të gjitha produktet e dhive importohen nga jashtë, ne kemi vendosur të merremi me kultivimin dhe mirëmbajtjen e dhive duke e pasur dhe pozitën gjeografike të përshtatshme për përkujdesjen dhe kullosën e dhive”, shprehet fermeri i ri nga fshati Semetisht.

Vlen të përmendet se sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë (MBPZHR), gjatë viteve 2008 2013 përmes granteve investive janë krijuar 7072 vende të reja pune, ndërsa përmes subvencioneve janë mbështetur mbi 70 mijë vende ekzistuese të punës në bujqësi.