Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rëndësia e ujit në organizmin e kafshëve - Bujqesia.eu

Rëndësia e ujit në organizmin e kafshëve

0

lopet-uje

Uji praqet një prej përbërësve kryesorë në organizmin e kafshëve.

Te kafshët e reja sasia e ujit është shumë e lartë sillet rreth80% ndërsa te kafshët e moshuara sasia e ujit zvogëlohet dhe arrin deri në 50-60 %. Në zvogëlimin e sasisë së ujit ndikojnë dy aktorë:mosha dhe sasia e yndyrës në indin trupor në organizmin kafshës.

Humbja e ujit në organizëm mbi 20% në shumicën e rasteve shkakton ngordhjen e kafshëve. Uji nuk gjendet në sasia të njëjta në të gjitha pjesët e organizmit të kafshëve.

Roli i ujit në organizmin e kafshëve

Roli i parë –uji praqet një tretës universal ku në të treten të gjitha lëndët ushqyese gjatë procesit të tretjes së ushqimit duke filluar prej gojës e deri në organet e jashtëqitjes.
Uji luan rol të rëndësishëm si transportues i lëndëve të tretura ku lëndët ushqyese zbërthehen deri në ato qendra në të cilat duhet të shfrytëzohen këto lëndë ushqyese.

Roli i dytë- uji merr pjesë në të gjitha proceset e metabolizmit në të gjitha qelizat e
organizmit të kafshëve duke bërë të mundshëm realizimin e shumë proceseve fizilogjiko-biokimike (oksidimi, reduktimi, transaminimi etj).

Roli i tretë –Uji është tretës dhe transportues i produkteve të metabolizmit në organizmin e kafshëve, bënë të mundur largimin e produkteve toksike dhe mbeturinave tjera të metabolizmit(CO2,uresë).

Roli i katërt- është se uji luan rol të rëndësishëm në proceset e rregullimit të temperaturës e cila lirohet gjatë kryerjes së proceseve metabolike të organizmit kështu temperatura ose energjia e cila lirohet shpërndahet në ato pjesë të organizmit ku sasia e energjisë e cila lirohet është shumë më e ulët në krahasim me kërkesat e organizmit. Njëkohësisht sasinë më të madhe të energjisë uji e largon nga organizmi dhe paraqet rol të rëndësishëmtermoregullues në organizëm.

Roli i pestë – është se uji është tretës universal i anioneve dhe kationeve në organizmin e kafshëve dhe bënë të mundshëm funksionimin e ekuilibrit acidobazik,ose bënë të mundur qarkullimin (këmbimin) qelizor.

Kërkesat e kafshëve për ujë

Kërkesat e kafshëve për ujë varen prej disa faktorëve :
– Nga lloji dhe kategoria e kafshëve shtëpiake .
– Lloji dhe sasia e produkteve blegtorale
– Lloji dhe sasia e ushqimit
– Kushtet e ambientit (mikroklimat dhe makroklomati)
Varësisht nga lloji dhe kategoria gjedhet kanë nevojë më shumë për ujë se delet pasi që fecesi i lopës përmban më shumë ujë se fecesi i deleve..

Kërkesat për ujë janë ngushtë të lidhura nga largimi i ujit prej organizmit të kafshëve. Largimi i ujit nga organizmi bëhet me urinë, fekale, produkte blegtorale, me anë të frymëmarrjes, djersitjes dhe avullimit.

Largimi i ujit me produkte blegtorale do të varet nga lloji dhe sasia e produkteve blegtorale.Me prodhimin e 1 kg qumësht largohen nga organizmi 850-870 g ujë. Nga 1000 g mish mund të largohen 750 g ujë dhe nga 1000 g masë vezore mundë largohen 660 g ujë .
Edhe lloji dhe sasia e ushqimit ka një rëndësi të veçantë; në kërkesat për ujë. Racionet të cilat përbëhen nga ushqimet e gjelbra të lëngëta ose përmbajnë sasia më të mëdha të yndyrës ndikojnë dhe kushtëzojnë kërkesa ditore më të vogla për ujë në krahasim me racionet me ushqime të thata dhe me përmbajtje më të larta të proteinave.

Në mungesë të ujit mund të zvogëlohet tretja dhe vështirësohet transporti i lëndëve ushqyese , vjen deri te çrregullimi i metabolizmit qelizor, helmimi i organizmit me produkte toksike të metabolizmit, dhe në fund vështirësohet ose në tërësi ndërkrehetkëmbimi qelizor dhe ekuilibri acido-bazik.
Mënyrat e sigurimit të ujit për kafshët shtëpiake

Sigurimi i ujit behët në tri mënyra:

1. Dhënia e ujit në mënyrë të drejtpërdrejt,
2. Sigurimi i ujit me anë të ushqimit
3. Sigurimi i ujit i cili lirohet nga procesi metabolik.
Sigurimi i ujit në mënyrë të drejtpërdrejtë-
Është metoda kryesore për sigurimin e ujit për organizmin e kafshëve. Uji i cili përdorët për pije duhet të jetë i pastër si nga aspekti kimik ashtu edhe nga ai mikrobiologjik.
Uji duhet të jetë i freskët, temperatura konstante e ujit te kafshët e rritura duhet të jetë 10-12 °C ,për kafshët në riprodhim duhet të jetë 12-15 °C kurse te kafshët varësisht nga mosha e tyre duhet të jetë 15-30 °C. Uji për kafshë nuk normohet por kafshët gjithmonë duhet të ketë ujë te pastër në dispozicion.
Kërkesat e kafshëve për ujë në bazë të lëndës së thatë.Normat për ujë te kafshët shprehët në litra për një ditë dhe kjo varët nga sasie e ushqimit dhe lënda e thatë në racionin ditor.

Kërkesat për ujë sipas llojeve:

Gjedhi 5-6 litra/ditë
Delet 1.5-3 litra
Derrat 1.5-2 litra
Kali 2-3.5 litra
Shpendët 2-3 litra

Lopëve qumështore ju nevojitën 30 l në ditë dhe sasia tjetër e ujit plotësohet varësisht nga sasia e qumështit të prodhuar,kuajt mundë të konsumojnë 30-40 l ujë në ditë.Një përqindje e konsiderueshme e ujit largohet me anë të qumështit rreth 20%.Temperaturat e larta të ambientit ndikojnë në largimin e ujit nga organizmi.