Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Roli i makro ushqimit në lavërtari - Bujqesia.eu

Roli i makro ushqimit në lavërtari

0

traktori

Në prodhimtarinë bujqësore janë posaçërisht të rëndësishme  makro ushqimet siç janë: azoti, fosfori dhe kaliumi, sepse varësisht nga rezervat e tyre në tokë si dhe nga plehërimi me këto elemente që të kemi rritje dhe zhvillim të harmonishëm për rendimente optimale.

Azoti

Ndikon në rendimente të bimëve dhe pikërisht për këtë në ushqimin e bimëve kujdesi më i madh i kushtohet këtij elementi.

Burimet themelore të azotit në formë të përshtatshme për bimët në tokë janë:

  • materiet organike të tokës- humusi
  • marrja nga ajri i azotit elementar me leguminoze
  • aplikimi i plehut mineral dhe organik

Nevojat e bimëve për azot në bujqësi mund të plotësohen me përdorimin e plehrave minerale.  Në plehra minerale azotike, azoti është në formë amide (UREA) nitrati amoniak (AN dhe KAN) dhe në të tri format amid, amoniak dhe nitrat (UAN). UREA në tokë me ndikimin e  ureazës shpejt kalon në amoniak, të cilin bimët e përvetësojnë më lehtë. Disa bimë përvetësojnë edhe  formën amide të azotit (CO (NH)2). Azoti hyn në sistemin e shumë kompozime të rëndësishme për  proceset jetësore të bimëve, siç janë proteinat, thartirat nukleine. nukleotidet, klorofili dhe kompozime të tjera.

Për arsye të lëvizjes dhe aftësisë së madhe të zhvendosjes në tokë edhe bimës duhet të futet në tokë azot gjatë vegjetacionit. Në vjeshtë  futen sasi të kufizuara, varësisht nga tipi i tokës dhe sasia e mbetjeve të bimëve. kjo është zakonisht sasia prej  50-60 kg/ha dhe kjo shërben për mineralizimin e shpejtë të mbetjeve të bimëve në tokë. Sasi më e madhe e azotit futet në tokë në kohën e mbjelljes, në mënyrë që bimët derisa sistemi rrënjor është dobët i zhvilluar, të jenë të ushqyer mirë. Në ushqimin e bimëve gjatë vegjetacionit jepet azoti i mbetur dhe kjo jepet ë dy forma, në gjendje të ngurtë dhe në gjendje të lëngët.

Duke aplikuar azotin  disa herë gjatë vegjetacionit të bimëve, dukshëm  zvogëlohen dëmet nëpërmjet  shpëlarjes dhe avullimit, sepse  bimët përvetësojnë pjesën kryesore. Azoti ndikon në rezistencën e bimëve në  temperatura të larta dhe t ulëta dhe në sëmurje. nëse azoti mungon, gjethet e bimës janë  më të shkurta, më të ngushta dhe  me ngjyrë të zbehtë të gjelbër për shkak të mungesës së klorofilit dhe vetë bimët më shpejtë mplaken  dhe rendimenti zvogëlohet. Bimët që janë ushqyer mirë me azot, kanë rritje intensive të organeve vegjetative dhe kanë  gjethe me ngjyrë të blertë të mbyllur. Por me aplikimin e azotit në sasi më të mëdha sesa nevojat, rendimenti bie dhe mund të ndodhë shpëlarja e nitratit.

Fosfori

Fosfori ndikon në procese të rëndësishme  jetësore të bimës, në qarkullimin dhe depozitimin e energjisë, në shfrytëzimin e mirë të ujit, në ndarjen e stacioneve dhe  në bartjen e karakteristikave  trashëguese dhe hynë në përbërje të  fitinit, thartirave nukleine, koenizmit dhe i kompozimeve të tjera. Në tokë  dhe në plehra minerale fosfori gjendet në formë i shkrirë në ujë dhe me qasje të përshtatshme për bimët ose  në formë jo të tretshme citrate që bimët e kanë më vështirë ta përvetësojnë.

Në plehërimin fillestar të bimëve  përparësi i jepet  formës së tretshme në ujë të fosforit. Përvetësimi i fosforit nga ana e bimës është më i madh  në fazat më të hershme të rritjes dhe zhvillimit dhe në kohën  e krijimit të organeve gjenerative. Qasja e fosforit varet  nga reaksioni pH në tokë, nga temperatura dhe lagështia e tokës.

Në toka të tharta, të ftohta, të rënda dhe të ngjeshura ndodhë lidhja e fosforit  në forma jo të tretshme, prandaj kështu nuk është i përshtatshëm për bimë. Tokat e rënda dhe të tharta duhet të begatohen me kalcium, në mënyrë që të paraqiten kompozime të tretshme në ujë të fosforit dhe të jenë të përshtatshme për bimë.

Mungesa e fosforit manifestohet me  rritje të dobët të bimës, zhvillim të dobët të sistemit rrënjor, lulëzimi dhe  pjekja e bimës vonohet. Simptomet e mungesës së këtij elementi vërehen në fillim si ngjyra e mbyllët e gjelbër e gjetheve me niancë të kuqrremtë.  Sasi të mëdha të fosforit shpejtojnë metabolizmin, që kushtëzon vegjetacion të shkurtë, lulëzim të parakohshëm dhe plakje të bimës, dhe me këtë shkurtohet periudha e  krijimit të fryteve .

Kaliumi

Disa bimë përmbajnë më shumë kalium nga të tjerat  dhe numërohen në grupin e  bimëve me kalium, siç janë spinaqi, panxhari i sheqeri, patatja, jonxha,  duhani, luledielli, hejda. Kaliumi në bimë ka rol të rëndësishëm në aktivizimin e enizmës dhe  rregullimin e  depërtimit të  membranave të stacioneve. Bimët e furnizuara mirë me kalium janë rrezistente në pasojat nga thatësia dhe në sëmurje.

Për arsye të mungesës së kaliumit, ngadalësohet rritja e bimëve.  Simptomet e para të mungesës së këtij elementi vërehen  në gjethe të reja , të cilat janë më të vogla se ato normale dhe me ngjyrë të mbyllur. në gjethet e vjetra më vonë vërehen nekroza në skaje, gjethi shpesh tkurret në drejtim të tokës dhe e tërë bima merr pamje të vyshkur.  Mungesa e kaliumit ndodhë në toka të lehta dhe ranore, pastaj në toka të rënda me glinë më mundësi të theksuar të fiksacimit të kaliumit dhe në tokë me tepricë të kaliumit dhe të magnezit. Me rendiment bimët lirojnë shumë kalium, pandaj nevojitet që  rregullisht të plehërohen me  pleh  mineral PK dhe NPK ose  me ndonjë  kripë kaliumi sikur që është kloridi i kaliumit ose sulfati i kaliumit. Në sipërfaqet bujqësore rrallë paraqitet tepricë e kaliumit dhe është i mundshëm në tokë të kriposur.

Sulfuri

Shumicën e nevojave për sulfur bimët i  plotësojnë nga atmosfera dhe me aplikimin e plehërimit mineral, disa prej të cilave  përmbajnë sulfur. Më shumë sulfur kërkojnë perimet ( lakra, qepa, domatja, speci, trangulli, patatja), pastaj duhani dhe hardhia. Sulfuri përmban amino thartira, pastaj proteine dhe kompozime të tjera të rëndësishme për procese jetësore të bimëve siç janë enizmat dhe koenizmat.

Në kushtet e prodhimit intensiv të bimëve, kur thithja e sulfurit nga toka është e rëndësishme, kur te aplikimi i pamjaftueshëm i  plehrave minerale dhe organike që përmbajnë sulfur, mund të paraqitet mungesë e këtij ushqimi. Simptomet e mungesës së sulfurit janë të dukshme në gjethet më të reja. Për këtë arsye kemi rritje të ngadalësuar të bimës dhe vjen deri të ndryshimi i ngjyrës së gjeteve në ngjyrë të verdhë të gjelbër, posaçërisht tek gjethet e reja.

Kalciumi

Në mbajtjen e reaksionit të tkëspH roli i kalciumit ështl i madh. Kalciumi në proceset jetësore të bimëve merr pjesë në ndërtimin e pektinës dhe të fitinit, në sintezën e  thartinësoksaloctene, kurse si kalcium – karbonat është pjesë gravide e  mureve qelizore të bimëve. Ka rol të rëndësishëm në veprimin e  fitohormoneve dhe në këtë mënyrë ndikon dukshëm në rritjen e bimëve dhe në ndarjen e rregullt të qelizave.

Shpesh toka e varfëruar me Ca ka vlerë të ulët pH që varësisht nga lloji  negativisht  manifestohet  në rritje dhe zhvillim të bimës.  Për shkak të mungesës së Ca bimët  marrin formë shkurreje dhe ngecin në rritje. Në gjethet më të reje dhe më vonë, edhe në gjethet e vjetra vërehen kloroza dhe nekroza.

Simptome specifike në fryte paraqiten kah fundi i fazës së  pjekjes, në formë të paraqitjes së “damkës së hidhur”, përkatësisht të damkave sipërfaqësore në mollë dhe  “kalbje” tek speci dhe domatja. Këto dukuri mund të evitohen me sukses me aplikimin e  Fertina Ca, nëse gjethet spërkatën ,e  12 përqind tretje shumë herë duke filluar nga faza e formimit të fryteve.

Magnezi

Magnezi është  element përbërës i klorofilit dhe është i rëndësishëm në bartjen e energjisë dhe substancave rezervë kështu që është aktivues i  enizmeve të ndryshme.  Simptomet e mungesës së magnezit janë të lidhura me zbërthimin e klorofilit dhe  së pari paraqiten në gjethe të vjetra  në formë kloroze dhe më vonë edhe në gjethe të reja. Simptomet klasike  të mungesës së magnezit  tek dikolidenonet janë zbehja e  hapësirës midis  rrënjëve  , kurse tek monokotiledonet kemi zbehje  “lineare”. Mungesa e magnezit është e shpeshtë në tokë të lehtë dhe ranore.