Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Roli i pesticidet të bimëve në madhësinë e bletëve. - Bujqesia.eu

Roli i pesticidet të bimëve në madhësinë e bletëve.

0

Bletët kanë qenë partnerë besnikë të bujqësisë për njeriun me vite të tëra duke iu falënderuar rolit të tyre si polinatorë të bimëve. Mirëpo, pesticidet që po përdoren për mbytjen e insekteve tjera të dëmshme kanë ndikuar edhe tek bletët.

bleta12

Studim i fundit i publikuar nga “Natural Environment Research Council” ka zbuluar se pesticidet piretroide janë duke bërë që bletët të zvogëlohen për nga madhësia. Kjo i bën ato më pak efikase në mbledhjen e nektarit dhe në shpërndarjen e polenit nëpër bimët tjera.

Britania tashmë i ka ndaluar tri pesticide neonikotinoide që është zbuluar se po i dëmton bletët, dhe në vend të tyre janë duke u përdorur kimikale piretroide. Këto kimikale janë përbërës sintetikë që imitojnë substancat që dalin nga lulet krizantemë dhe funksionojnë duke ndërhyrë në funksionet nervore të insekteve.

Një grup nga Universiteti Mbretëror Holloway në Londër, i udhëhequr nga profesori Mark Brown, ka zbuluar se bletët e ekspozuara ndaj pesticideve lindin më të vogla në madhësi.

“Grerëzat janë esencialë për zinxhirin tonë ushqimor andaj është me rëndësi që të kuptojmë se si mund të preken bletët e egra nga kimikalet që ne i hedhim në ambient. E dimë se bimët duhen mbrojtur nga insektet dëmtuese, por duhet gjetur një balanc e të sigurohemi se nuk po i dëmtojmë bletët tona gjatë këtij procesi”, ka thënë profesori Brown për “The Guardian”.

Grupi planifikon të kryejë edhe studime tjera në këtë fushë për të kuptuar ndikimin e plotë të pesticideve në koloni, dhe u bëjnë thirrje edhe shkencëtarëve e qeverive tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.