Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Roli i ujit në proceset jetësore të bimëve - Bujqesia.eu

Roli i ujit në proceset jetësore të bimëve

0

uji domat

Uji është njëri nga përbërësit kryesor të gjithë organizmave të gjallë. Rëndësia fiziologjike e ujit rrjedh nga supozimi se jeta ka filluar në ujë. Uji është përbërësi kryesor ekologjik për të gjithë bimët, për shkak se për kryerjen e proceseve jetësore, bimëve dhe organizmave të tjerë u nevojitet ambienti ujor.

Uji është i domosdoshëm për sigurimin e unitetit struktural të qelizës, indeve dhe tërë organizmit. Uji është tretës dhe mjedis në të cilin kryhet transporti i materieve organike dhe joorganike, dhe në të cilin kryhen proceset metabolike. Ai siguron hidratimin e molekulave, bymimin koloideve të protoplazmës dhe shtypjen e turgorit. Përmes shtypjes së turgorit uji mundëson fortësinë e bimëve, ndërsa ka rol të rëndësishëm edhe në rregullimin e temperaturës së bimëve.

Përpos rolit fizik dhe fiziko-kimik, uji ka edhe funksion të rëndësishëm biokimik, meqenëse paraqet burim të hidrogjenit për shumicën e bimëve autotrofe gjatë asimilimit të CO2.

Trupi i bimëve në pjesën më të madhe është i përbërë prej ujit. Pjesëmarrja e tij sillet rreth 75%. Nga sasia e përgjithshme e ujit të absorbuar, vetëm rreth 2% ngel në bimë, ndërsa 98% te mesofitet dhe 50% te kserofitet, largohet në formë të avullit në ambientin rrethues. Vetëm një sasi minimale e ujit të absorbuar, rreth 0,2% shfrytëzohet gjatë fotosintezës. Pjesa tjetër e ujit të ngelur siguron hidratimin e indeve bimore.

Furnizimi I bimëve me ujë varet nga absorbimi, transporti dhe largimi i ujit, të cilat e përbëjnë regjimin ujor apo qarkullimin e ujit nëpër bimë. Ekonomizimi ujor i bimëve paraqet një term të gjerë dhe ngërthen mekanizmat e përputhjes së absorbimit dhe lirimit të ujit. Te higrofitet për mekanizmat e tillë shumë pak ekziston nevojë, ndërsa përkundër kësaj te mesofitet dhe posaçërisht te kserofitet, ato janë mjaft të rëndësishëm dhe shpesh shumë të ndërlikuar. Regjimi ujor paraqet një fushë mjaft të rëndësishme në fiziologjinë e bimëve, pasi që uji shpesh paraqitet si shkaktari kufizues në përhapjen e bimëve dhe në prodhimtarinë bimore.