Rregullat për rritjen e zogjve

0

zogjte

Rregullat për rritjen e zogjve

Kultivimi, përkatësisht rritja e zogjve nënkupton mënyrën e mbajtjes, ushqimit, dhënies ujë dhe mbrojtjen e shëndetit të zogjve, me shpenzime sa më të vogla për ushqim dhe humbje të vogla për shkak të sëmurjes. Në rritjen industriale të zogjve, që zakonisht zgjatë 42 ditë, zogjtë arrijnë masën trupore prej 1,8 deri në 2,1 kg, me një shpenzim ushqimi prej 1, 8 deri në 2 kg për 1 kg peshë të peshës së zogut të gjallë.

Për të pasur një rritje të suksesshme të zogjve, duhet siguruar zogj për majmëri vetëm nga tufë të shëndosha, produktive dhe pula të mbrojtura mirë nga sëmurjet. Atëherë zogjtë do të jenë të shëndoshë, vitalë, me peshë mesatare prej 35 deri në 40 gramë dhe pa anomali ( sqep i shtanguar, deformim i kokës ose i trupit). Vetëm zogj të tillë do të jenë “të aftë” për majmëri.

Pranimi dhe popullimi me zogj njëditësh

Zogjtë njëditësh nga stacioni i inkubatorit deri tek objekti i minifermës barten në kuti kartoni ose plastike, të cilat në fund kanë letër të vrazhdët (letër krep) për të evituar që gjatë transportit zogjtë të lëndohen duke rrëshqitur ose lëvizur. Me rastin e vendosjes në fermë, objekti duhet përgatitur me kohë.

Brendia e objektit dhe hapësira e gjerë rreth objektit si dhe rrjeti i rrugëve duhet të pastrohet në mënyrë mekanike – të lahen aparatet nën presion dhe të dezinfektohen me mjete efikase dezinfektuese. Pastaj në objekt shtrohen ashkla në trashësi prej 8 deri në 10 cm, në tërë sipërfaqen e dyshemesë së objektit. Pas kësaj, futet pajisja për ushqim dhe në mënyrë të barabartë shpërndahet në objekt.

Më së paku 96 orë para vendosjes së zogjve, objekti me dysheme të shtruar dhe me pajisje për ushqim dhe ujë mbyllet hermetikisht dhe përsëri dezinfektohet me dezinfektuesin formaldehid. Dezinfektimi zgjatë më së paku 24 orë. Pastaj objekti hapet, ajroset dhe nxehet në temperaturën e duhur për t’i pranuar zogjtë njëditorë.

Kur zogjtë arrijnë, ata futen në kuti përgjatë objektit. Kutitë nuk vendosen njëra mbi tjetrën, sepse për shkak të temperaturës së ngritu,r mund të ndodhë ngulfatja e zogjve. Pastaj zogjtë nxirren nga kutitë dhe radhitën rreth enëve për ushqim dhe ujë.

Temperatura

Zogjtë në fillim të majmërisë nuk e kanë të zhvilluar sistemin e rregullimit të temperaturës. Ky sistem vendoset vetëm pas 3-4 javësh, prandaj nxehja e zogjve në ditët e para të jetës është çështje vendimtare. Ditën e parë duhet vendosur një temperaturë prej 33 deri 35 gradë C, kurse pastaj temperatura zbritet gradualisht.

Lagështia relative e ajrit

Në ditët e para të rritjes, ventilimi shkyçet, por pas 2-3 dite fillon ajrosja graduale. Lagështia optimale e ajrit në objektin e zogjve është prej 65 – m75%.

Ndriçimi

Ndriçimi është i rëndësishëm dhe duhet pasur kujdes në intensitetin dhe gjatësinë e kohës sëndriçimit.

Është shumë me rëndësi që objekti të ndriçohet njësoj dhe që intensiteti i ndriçimit të mund të rregullohet. Në kushte tona, gjatësia e ndriçimit ditën e parë zakonisht zgjatë 24 h, më vonë 23 h dhe 1 h errësirë.

Dhënia ujë dhe ushqim zogjve

Kur zogjtë shpërngulen në objekt, atyre më shumë u nevojitet uji se sa ushqimi. Ushqim kanë në rrëcokun e tyre, kurse rezerva uji nuk kanë dhe nëse ajri është i thatë, mund të ndodhë që zogjtë të dehidrojnë.

Në ditët e para të vendosjes së zogjve në objekt, shfrytëzohen enë të vogla për ujë (temperatura e ujit duhet të jetë prej 20 deri 22 gradë C) derisa zogjtë të jenë krejtësisht të vegjël, për ushqim përdoren tavlla të zakonshme nga plastika, me perimetër 60 deri 80 cm, por mund të shfrytëzohen edhe kartonët për vezë ose kutitë e kartonit me të cilat zogjtë janë transportuar në objekt.

Dendësia e zogjve në objekt

Dendësia e zogjve në objekt duhet të jetë në përputhje me rregullën që 30 – 35 kilogramë të masës së zogjve, të vendoset në një m2 (në fund të rritjes). Dendësia nuk duhet të jetë e madhe, sepse me këtë rast mund të ndodhë shtresimi i zogjve, por nuk duhet të jetë as e vogël, sepse shpenzohet energji e panevojshme.