Rregullimi i plugut për lavrim

0

Farm_tractor_cultivating_soil_-_geograph.org.uk_-_229084

Pa lëvrimit të hullive të para, plugun duhet rregulluar sa më mirë për lëvrim të rrafsht, të thellë dhe të njëtrajtshëm. Plugu duhet të harmonizohet mirë dh t’i përshtatet situatës reale në terren.

Rregullimi i thellësisë së lëvrimit:

Me ndihmën e rrotës kopjuese (rezistuese)

Rregullimi i gjerësisë së hullisë së parëLëvizjen e plugut majtas – djathtas në boshtin për kyçje (boshti anash)

Rregullimi i gjerësisë së përgjithshme që kapë plugu.

Duke lëvizur pjesë të plugut dhe plugun.

Rregullimi i plugut sipas linjës horizontal.

Distanca midis rrotave t pasme dhe të parme duhet të rregullohet në masën e duhur. Me këtë rast, linja e tërheqjes së traktorit duhet të jetë më afër linjës së rezistencës së plugut, kështu që nuk ka forca anësore dhe traktori udhëhiqet sipas drejtimit. Nëse paraqitet nevoja për  lëvizjen e kornizës së plugut sipas boshtit të tërthortë, atëherë  lëvizë edhe  linja e rezistencës së plugut dhe kjo ndikon në  drejtimin e traktorit.

Rregullimi i plugut për terrenet e jo të rrafshëta

Çdo pjesë e plugut duhet të lëvroj në thellësi të njëjtë dhe fundi i hullisë duhet të jetë horizontal dhe kjo do të thotë se plugu sipas boshtit për së gjati duhet të jetë në pozitë horizontale. Kjo arrihet duke shkurtuar ose duke zgjatur të dorëzës së epërme tre rrotësh (top –link) që plugu të mos punojë “me hundë” ose  “me thembër”.  Plugu sipas  drejtimit për së gjati dhe për së gjeri duhet të qëndrojë vertikalisht në raport me fundin e hullisë, kurse muri i hullisë së prerë duhet gjithashtu të jetë pingul.

  • Rregullimi i plorit
  • Duhet vendosur në pozitë të rregullt
  • Rregullimi i para plugut
  • Vendosja në pozitë të rregullt
  • Rregullimi i shpejtësisë së punës
  • Shpejtësia ndikon në punën e plugut (cilësinë e lëvrimit) dhe në shpenzimet e energjisë. Shpejtësia e preferuar është prej 5 -1o km/h.

Vlerësimi i cilësisë së punës së plugut:

  • të gjitha pjesët punuese bëjnë gërvishtje të njëjtë
  • lëvizjet e plugut janë stabile
  • lëvrimi i njëtrajtshëm, pa plisa
  • lëvrimi i mbetjeve të bimëve është i plotë
  • nuk ka bartje anash të plugut
  • nuk ka lëvizje të plugut në thembër apo në maje të plorit
  • zvogëlimi i harxhimit të plorit dhe dërrasës
  • rezistenca tërheqëse më e vogël
  • zvogëlim i shpenzimit të karburantit
  • është e mundshme shpejtësi më e madhe e punës

Duke iu përmbajtur  udhëzimeve praktike, nga plugu fitohet maksimumi. Rregullimi i plugut varet nga  lloji i tokës, të cilën duhet lëvruar (e lehtë – e rëndë, e thatë- e lagur). Vetëm  plugu i akorduar mirë mundëson lëvrim cilësor, që është parakusht që edhe masat tjera agroteknike do të merren në mënyrë cilësore de kjo në përfundim jep rendiment cilësor de të madh, që siguron fitim më të madh de natyrisht jep edhe motiv për tu marrë  më shumë, më  mirë dhe më forcërisht me bujqësi.