Rrepa, bima që nuk kërkon shumë

0

rrepa

Kur mbjellim këtë bimë, është mirë të dimë si ta mbjellim dhe kur do të jetë vjelja e parë.

Rrepa është perim që nuk kërkon shumë kujdes, kurse vjelja e parë vjen shumë shpejt, për tridhjetë ditë. Bima përballon mirë kohën mesatarisht të ngrohtë dhe klimë me lagështirë, është shumë e rezistueshme në temperaturë të ulët deri në – 6 gradë C.

Megjithatë, tek mbjellja ekzistojnë dy probleme me të cilat duhet të jemi të kujdesshëm. Nëse rrepën e mbjellim  shumë herët,  ndikimi i gjatë i temperaturave të ulëta  shkaktojnë  rritjen  para se të formohet pjesa e trashë e trungut  midis rrënjës dhe gjetheve kotiledone  që përdoren si artikuj ushqyes.

Njësoj mund të ndodhë edhe mbillet në pranverën e vonshme, kur dita është më e gjatë se 12 orë, kur mungon lagështia e ajrit dhe e tokës dhe temperatura është e lartë.

Rrepa tani formon gjethet e luleve dhe me këtë çrregullohet  ndërtimi i hipokotilit, i cili bëhet më i butë, më i terur dhe me shije tjetër. Koha më e mirë për kultivimin e rrepës është muaji mars, prill dhe shtator.

Por edhe tani kushtet janë të kënaqshme, temperatura është 16 gradë C dhe lagështia e ajrit është e lartë. Rrepa ka vegjetacion të shkurtë dhe nëse kushtet janë të volitshme, për vjelje arrin pas 30 ditëve. Për shkak të vegjetacionit të shkurtë, munde të kemi madje 4 vjelje, nëse mbjellja bëhet për çdo 10 ditë.

Rrepa nuk përballon plehërimin me pleh stalle, prandaj mbilleni aty ku keni pasur të mbjellë domate, tranguj dhe kunguj. Në sipërfaqe të njëjtë, mund ta mbillni edhe pas tri viteve. Rrepa mbillet në dhe të imtësuar mirë, nëlrradhë me distancë deri 14 cm, në thellësi deri 1 cm, me distancë midis farave deri 5 cm.

Nëse kushtet janë të  mira, fara do të mbijë për 5 ditë nga dita e mbjelljes. Nëse dëshirojmë të kemi fryt të mirë dhe cilësor, duhet ujitur vegjetacionin së paku tre herë. Vjelja duhet të bëhet me kohë dhe vilet para përdorimit, sepse shumë shpejt venitet.