Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rrepka – bimë që nuk kërkon shumë - Bujqesia.eu

Rrepka – bimë që nuk kërkon shumë

0

rrepka

Kur mbjellim këtë bimë, është mirë të dimë si ta mbjellim dhe kur do të jetë vjelja e parë.

Rrepka është perim që nuk kërkon shumë kujdes, kurse vjelja e parë vjen shumë shpejt, për tridhjetë ditë. bima përballon mirë kohën mesatarisht të ngrohtë dhe klimë me lagështirë. është shumë e rezistueshme në temperaturë të ulët deri në – 6 gradë C. Megjithatë, tek mbjellja ekzistojnë dy probleme me të cilat duhet të jemi të kujdesshëm. Nëse rrepkën e mbjellim shumë herët, ndikimi i gjatë i temperaturave të ulëta shkaktojnë rritjen para se të formohet pjesa e trashë e trungut midis rrënjës dhe gjetheve kotiledone që përdoren si artikuj ushqyes. njësoj mund të ndodhë edhe mbillet në pranverën e vonshme, kur dita është më e gjatë se 12 orë, kur mungon lagështia e ajrit dhe e tokës dhe temperatura është e lartë.

Rrepka tani formon gjethet e luleve dhe me këtë çrregullohet ndërtimi i hipokotilit, i cili bëhet më i butë, më i terur dhe me shije tjetër. Koha më e mirë për kultivimin e rrepkës është muaji mars, prill dhe shtator. Kushtet tani janë të kënaqshme, temperatura është 16 gradë C dhe lagështia e ajrit është e lartë. rrepka ka vegjetacion të shkurtë dhe nëse kushtet janë të volitshme, për vjelje arrin pas 30 ditëve. Për shkak të vegjetacionit të shkurtë, munde të kemi madje 4 vjelje, nëse mbjellja bëhet për çdo 10 ditë.

Rrepka nuk përballon plehërimin me pleh stalle, prandaj mbilleni aty ku keni pasur të mbjellë domate, tranguj dhe kunguj. Në sipërfaqe të njëjtë, und ta mbillni edhe pas tri viteve. Rrepka mbillet në dhe të imtësuar mirë, nël rradhë me distancë deri 14 cm, në thellësi deri 1 cm, me distancë midis farave deri 5 cm. Nëse kushtet janë të mira, fara do të mbijë për 5 ditë nga dita e mbjelljes. Nëse dëshirojmë të kemi fryt të mirë dhe cilësor, duhet ujitur vegjetacionin së paku tre herë. Vjelja duhet të bëhet me kohë dhe vilet para përdorimit, sepse shumë shpejt venitet.