Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rriten çmimet shkaku i Ukrainës - Bujqesia.eu

Rriten çmimet shkaku i Ukrainës

0

dritherat

Javën e kaluar, çmimet e të gjitha mallrave në treg janë rritur për shkak të gjendjes në Ukrainë. Gjithashtu, ekziston  brengosje e përgjithshme  në tregun e drithërave për shkak të ngjarjeve në Detin e Zi.  

Të gjitha kompanitë e mëdha ndërkombëtare, të cilat merren me drithëra, kanë  thënë se nuk kanë probleme lidhur me ngarkimin e mallit në Ukrainë. Ekziston brenga e disa blerësve, posaçërisht e blerësve nga Egjipti rreth vonesës ose revokimit të ngarkimit të drithërave të kontraktuara.  Kompanitë e mëdha arrijnë të plotësojnë  obligimet e tyre, por eksportuesit e vegjël po kanë probleme, që do të ndikojë në blerësit nga  Afrika Veriore.

Çmimet e misrit janë rritur  mesatarisht  10 USD/t, por këtë javë do të shohim se kush dikton çmimet në treg.  Ukraina apo raporti i USDA WASDE. Parashikohet se çmimet do të rriten nëse  situata në Ukrainë përkeqësohet, por sipas ngjarjeve të tanishme,  të gjithë janë përfshirë në qetësimin e situatës.

Duke menduar për raportin e WASDE, tregtia ndjen se  raporti mund të  çojë çmimet lart, por ekspertët  theksojnë se  raporti i USDA në mars nuk është befasi dhe nuk do të shkaktojë ndryshime të qenësishme.

Dimri po i afrohet fundit, por nuk kemi të dhëna të reja për  të mbjellat në Amerikë, të cilat do të tundnin situatën në treg, por gjithnjë ekziston mundësia të jemi të befasuar.

Si edhe mallrat e tjera, edhe kolëza ka shënuar rritje të çmimit javën e kaluar për 15USD/t. Ekspertet presin që raporti USDA i cili do të duhej të mbajë çmime të larta për shkak të  sasive të zvogëluara në Amerikën Jugore dhe  për shkak të stoqeve të ulëta. Qeveria e Brazilit lajmëron për të korrat që janë në vazhdim dhe për vlerësimin  e rendimenteve momentale prej 52%, që tanimë është shitur.