Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rritet mbështetja për bletarinë - Bujqesia.eu

Rritet mbështetja për bletarinë

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zëvendësministri Vezir Januzi kanë takuar përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës. Gjatë këtij takimi, ata janë njoftuar më për së afërmi me programet mbështetëse të MBPZHR-së për vitin 2016.

Ministri Krasniqi tregoi se sivjet kanë lehtësuar kriteret në të dy programet e bashkë me këtë ai tha se kanë rritur mbështetjen për bletarët edhe përmes pagesave direkte, ku nga 10 euro sa ishte viteve të kaluara, sivjet është bërë 15 euro për koshere.

Po ashtu, ministri theksoi se bletaria si një sektor me potencial dhe i rëndësishëm në Kosovë, me mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë ka arritur të zhvillohet, duke sjellë kështu rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së mjaltit dhe produkteve të saj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve, e falënderuan ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZHR-ja ka dhënë për ta dhe mirëpriten lehtësimet e bëra në kriteret për të përfituar nga programet e kësaj ministrie. Ata bënë me dije se përkrahja e ministrisë është shtrirë në gjithë Kosovën dhe çdo vit numri i bletarëve që janë përkrahur është rritur. Në vitin 2012, sipas tyre, ishin përkrahur përmes subvencioneve rreth 470 bletarë me një numër prej mbi 45 mijë bletëve, ndërkaq në vitin 2015 numri i bletarëve të përkrahur është mbi 1800, me një numër të familjeve të bletëve prej rreth 110 mijë.

Në këtë takim u diskutua edhe për nisjen e procesit të anëtarësimit të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Bletarëve “Apimondia”. Ministria do të ofrojë mbështetjen edhe financiare dhe profesionale për anëtarësim gjatë këtij viti.