Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rritja e deleve - Bujqesia.eu

Rritja e deleve

0

dele

Në majmërinë e planifikuar futen delet dhe deshët që janë përjashtuar nga fekondimi dhe shumimi. Çdo vit , gjatë kohës së qethjes së deleve, zgjedhën krerët që janë për shumim dhe kafshët dhe vjetra dhe të reja që nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara, përjashtohen nga riprodhimi i mëtutjeshëm dhe caktohen për majmëri.

Efektiviteti i majmërisë i kafshëve të rritura varet shumë nga stina e vitit, sepse gjatë verës ushqimi bazë është kullosa, që është ushqimi më i lirë i deleve. Në të vërtetë, gjatë verës të gjitha kafshët ushqehen në kullosa. Kjo mënyrë e majmërisë organizohet edhe për delet e përjashtuara nga riprodhimi, menjëherë pas ndarjes së qengjave nga nënat e tyre si dhe deshët për riprodhim, sperma e të cilëve nuk është e kënaqshme.

 

Kërkesat ditore të deleve për masën e blertë është prej 7 – 8 kg/për një dele. Në varësi nga masës së dëshiruar të peshës kafshët mund të ushqehen me ushqim shtesë me sasi të vogël koncentrati ( misër, elb apo terëshërë) dhe me shtesë vitaminesh dhe mineralesh. Majmëria zgjatë 2 – 3 muaj, kurse pesha trupore e krerëve të majmur rritet për 20 -30 % në raport me masën fillestare. Me këtë kultivuesit sigurojnë fitim më të madh ekonomik. megjithatë, rritje e masës trupore dukshëm varet nga kondicioni i kafshëve si dhe nga cilësia dhe dendësia e kullosës.

Gjatë majmërisë së deleve në kullosat e kultivuara, rritje ditore e deleve mund të jetë deri në 200 gr. Gjatë ushqimit në periudhën e dimrit, delet trashen me ushqime siç është sana, silazhi, panxhari i kafshëve) duke shtuar sasi të vogla të ushqimit koncentrat (misri elbi) dhe shtesa me vitamine dhe minerale. Gjatë dimrit majmen kryesisht delet që nuk janë pëlle. Kjo majmëri është e përshtatshme për shkak të mundësisë së shfrytëzimit të sasive më të mëdha të nusprodhimeve të industrive ushqimore (rriska nga panxhari, koka dhe gjethe të panxharit të sheqerit etj), duke i mësuar më parë kafshët me këtë ushqim.